Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

2024/04/08 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Andi Dhamo, një qytetar nga Korça, tregon se prej 3 vjetësh, përpara portës hyrëse të banesës gjen makina të parkuara. Banesa është në afërsi të komisariatit të Korçës dhe punonjësit e policisë e kanë shndërruar derën e tij, në parkim.

“Si përditë, si zakonisht nuk mund të vij dot në shtëpi. Kjo mund të ndodhë në çdo moment. Unë sa herë vij në shtëpi nuk mund të gjej derën e shtëpisë hapur as për të parkuar makinën dhe as për të hyrë në shtëpi. Unë këtë e kam problem të përditshëm…

Unë jam munduar ta zgjidh në mënyrë qytetare, në mënyrë shoqërore duke iu folur, duke diskutuar si njerëz që mos se unë kam shtëpinë, mund të hyj në shtëpi për 1000 arsye. Kam edhe gjyshen, e kam 86 vjeç, nga momenti në moment mund të kem diçka për ta nxjerrë për të shkuar tek doktori. Nuk e marr dot makinën as për hall, as për mund, as për s’mund. Nuk e lëviz dot se nga momenti që do vij do gjej të njëjtën situatë si kjo tani ”, tha denoncuesi.

Në 26 Janar 2024 ka marrë gjobë, pasi është detyruar të parkojë keq. Gjobën e ka pranuar, por ai që i zuri derën nuk marrë asnjë masë.

“Jam ngjitur në shtëpi. Kishim lënë një vizitë me gjyshen për ta çuar te doktori dhe kur kam dalë në këtë pozicion që është makina kam gjetur gjobën. E kam parë, më pas mua më është liruar vendi i makinës dhe e kam parkuar makinën këtu. Shkoj dhe takoj personin që kam marrë informata se kush e ka këtë makinë për një ballafaqim, duke i shprehur se të lutem në vendin e parkimit që më ke zënë unë kam marrë një gjobë dhe kjo tashmë ka ndodhur për fajin tënd. Unë të kam pritur më shumë se një orë i thashë dhe të kam lajmëruar nga një punonjës që ka qenë atje. Dhe çfarë kërkon nga mua? Të lutem më liro vendin sepse unë jam gjobitur. Ti mund të kesh shtëpinë atje tha, por kjo s’do të thotë që ti ke shtëpinë dhe unë nuk duhet të parkoj makinën tha. Mund të vish 700 herë në ditë, pse 700 herë do të të liroj vendin ty?”, tha denoncuesi.

Makina Audi, që i kishte zënë derën ka 10 vjet pa taksa dhe pa siguracion. Ky mjet është në pronësi të një shtetasi, por në përdorim nga punonjësi i policisë, Maringlen Jaçellari.

Denoncimi i Andit është përgënjeshtruar menjëherë dhe në muajin Mars, Andi ka marrë një njoftim për në gjykatë, pasi është akuzuar nga përdoruesi, polici i makinës Audi.

“Pas 30-45 minuta, jo më shumë, më vjen një përgenjështrim i videos time që unë kam bërë. Nuk e di për çfarë arsye. Në video kam dalë me zë dhe me figurë. Në video nuk kam përmendur as emër, as mbiemër dhe as fytyra personi…

Në datën 21.03 më vjen një fletë padie nga gjyqi, ku i padituri më thotë, kallëzuesi Maringlen Jaçellari, akuzuar për shpifje. Nuk e di nëse kjo mund të quhet gënjeshtër apo shpifje. Nuk e di arsyen pse gjobitem. Unë jam i dëmtuari, jam gjobitur dhe unë hidhem në gjyq”, tha denoncuesi.

Me kamera të fshehtë zhvillojmë një takim me shefin e Rendit të Korçës, Maringlen Jaçellari. Ky i fundit pranon që ka zënë derën, por sipas tij Andi nuk duhet ta ngrinte zërin, pasi i ka prishur punë me gradat.

Qytetari: Shefi si je?

Margilen Jaçellari: Mirë!

Qytetari: Si kalove?

Margilen Jaçellari: Po! Ça kishit?

Qytetari: Më tha çuni i xhaxhait për këtë shqetësimin, që keni pasur. Të uleshim ta flisnim me qetësi.

Margilen Jaçellari: Ajo është shpifje e pastër, megjithatë unë thashë, nuk e çova as për vetëgjyqësi, sepse edhe të më pengosh mua, domethënë, ti të jesh për të ikur këtej dhe unë të të dal nga rruga dhe të të them jo nuk do ikësh edhe duke ditur, se kush jam unë. Unë s’jam… Unë jam shef rendi kam 20 vjet në Korçë. Edhe për mua nuk ishte e lehtë, sepse u diskutua edhe u bërën pengesë për të, unë të konkurroja për gradë. Erdhën ata, verifikuan. Dakord je në proces e le të vazhdojnë procesin ata, ç’rëndësi ka tashi. Ndaj meje është bërë një padrejtësi, sepse unë në shtëpinë time, në punën time. Po hajd, ia zura rrugën. Dakord! I thashë “prit, se erdha”, se isha për të ikur. Hëëë, kur vij unë makinën mbrapa. Kllëç atje! Kush je ti, që më pengon mua të iki?! Vetëgjyqësi. Edhe më e bukura prapë të hedhin në portal. Ja ça bën shefi. Mua më njohin të tërë, o burrë, nuk jam…Për në gjyq ajo është e mbaruar, që ajo atje është, sepse unë në të kundërt, ndëshkohem unë atje, ku kanë filluar ata. E tolerova njëherë, po tashi unë, s’e lë të më shkeli në grykë ai./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale
Aktualitet

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

12 Qershor, 2025 2:19 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

12 Qershor, 2025 2:13 pm
VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen
Bota

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

12 Qershor, 2025 2:05 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

12 Qershor, 2025 1:54 pm
Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
Bota

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

12 Qershor, 2025 1:43 pm
Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Para
Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

Vuçiç-Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

Vuçiç-Macronit: Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

A është thirrur në SPAK? Flet Erion Veliaj

A është thirrur në SPAK? Flet Erion Veliaj

TE FUNDIT

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
12 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cakran, ku një 28-vjeçar është gjetur nga familjarët pa...

Lexo më shumë

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
12 Qershor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas disa deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha....

Lexo më shumë

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
12 Qershor, 2025

“Reykjavík shënoi nisjen e takimit tonë të parë si Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin” . Kështu ka shkruar në...

Lexo më shumë

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
12 Qershor, 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia ka zgjatur afatin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com