Shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Artion Duka, duke kopjuar eprorët e tij dhe i frymëzuar nga deklaratat e Ramës e Ramës dhe Tahirit kundër gjyqtarit Arjan Aliaj i ka dhënë vetes të drejtën të bëjë edhe një shaka me gjyqtarin në sallën e gjyqit. Ndërsa shkonte në Gjykaten e Tiranës për masën e sigurisë, Artion Duka mbante në dorë një valixhe. Ai ia ka “dorëzuar” valixhen gjyqtarin Aliaj duke i thënë: Ta solla pajisjen e përgjimit. Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj u lanë sërish në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se të njëjtën ironi ka bërë pak ditë më parë ministri Tahiri dhe drejtori i pezulluar nga detyra Haki Çako të cilët pozuan në panairin e policisë para “pajisjes së përgjimit”.