Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i ODIHR: Pakti PS-PD futi në vështirësi KQZ

2017/06/16 at 8:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefi i ODIHR: Pakti PS-PD futi në vështirësi KQZ

Marrëveshja politike Rama­ Basha ka vënë në vështirësi punën e komisionit qendror të zgjedhjeve.Konstatimi vjen nga shefi i misionit të ODIHR, ai që do të vejë notën për zgjedhjet e 25 qershorit, Peter Tejler.


Në një intervistë për REPORT TV Tejler thotë se si pasojë e kësaj marrëveshje një sërë institucionesh e kryesisht kqz janë përballur me sfida.

Por ai shmang një përgjigje të prerë per sa i përket ndarjes së numëruesve mes LSI e PDIU. “Më lejoni të them që si rezultat i marrëveshjes politike, KQZ është përballur me një sërë sfidash. Ka disa kontradikta në ligjet në fuqi.

Në lidhje me pyetjen tuaj, dimë që ka ankesa nga partitë politike. Ne po e ndjekim këtë proces dhe ne do të vlerësojmë mbarëvajtjen e tij. Procesi është në vazhdim dhe do ta ndjekim nga afër” tha ai.

Shefi i ODIHR: Kemi informata për presione në administratë Tejler pohon gjithashtu se ka informacione se nga partitë po ushtrohet presion mbi administratën. Por vërtetësinë e tyre do ta verifikojnë. “Siç e dini edhe ju, ne kemi një numër të caktuar vëzhgues afatgjatë të angazhuar në vend. Ne po e ndjekim situatën edhe prej këndej. Kemi informata për presione të ndryshme. Dimë që ka institucione që po i ndjekin me kujdes këto pretendime qofshin të drejta apo të gabuara. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një panoramë të plotë përpara se të bëjmë një vlerësim. Ky është proces i vazhdueshëm. Ka institucione shtetërore që po merren me këtë cështje. Gjithashtu ka mënyra të tjera për njerëzit që duan të adresojnë këtë cështje apo të dorëzojnë ankesat e tyre. Ne po i ndjekim këto nga afër”.

Kush po e bën këtë presion?

 “Kush po bën presion. Ne jemi në fushatë, ndaj të folurit për këtë presion, nuk është në mandatin tonë. Ne duam të kuptojmë dhe të krijojmë një panoramë të plotë mbi cfarë është e vërtetë dhe cfarë nuk është e vërtetë dhe sigurisht se si sistemi trajton këto pretendime, informacione dhe ankesa. Në ditën pas zgjedhjeve ne do të publikojmë një deklaratë për gjetjet paraprake së bashku me delegacionin parlamentar, dhe këtë cështje mund ta trajtojmë atëherë. Është e rëndësishme të kuptohet se ne po ndjekim procesin dhe kjo është arsyeja përse ne ndodhemi në vend për një periudhë të gjatë. Ky proces po ndodh tani dhe ne po e ndjekim si dhe shqyrtimin e ankesave”. Tejler: ODIHR po monitoron çështjen e udhëtimeve falas për votuesit I kujdesshëm me fjalët, në mënyrë që asgjë nga ato që thotë të mos keqkuptohet si përkrahje ndaj ndonjë subjekti të caktuar politik, Tejler sqaron se ODIHR po monitoron dhe cështjen e ofrimit të udhëtimeve falas për emigrantët në këmbim të votave.

“Ne kemi vënë re, nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë që po bëhen oferta të tilla mbi transportin. Nuk I dimë rrethanat e plota. Ne po e ndjekim këtë situatë. Ka pretendime në media për këto oferta. Ne po e ndjekim me kujdes cështjen e ofertave për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që po ndodh”. Misioni i OSBE do të sjellë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të cilët do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

 

Etiketa: KQZpakti PS-PDshefi i ODIHR


Ju sugjerojmë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Para
Meta i kthen reston, i përgjigjet kërcënimit të Gramoz Ruçit

Meta i kthen reston, i përgjigjet kërcënimit të Gramoz Ruçit

Humori me parashutën/ Rama dhe Basha kanë jetën e shpëtuar, por mbi prehërin e Metës

Humori me parashutën/ Rama dhe Basha kanë jetën e shpëtuar, por mbi prehërin e Metës

Vendi ku çdo vit gjarpërinjtë vrasin 50 mijë njerëz

Vendi ku çdo vit gjarpërinjtë vrasin 50 mijë njerëz
















TE FUNDIT

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com