Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i NATO-s në Uashington për Ukrainën

2024/06/18 at 4:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i NATO-s në Uashington për Ukrainën

Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, dy udhëheqësit biseduan lidhur me mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, ndërsa ky vend përballet me agresionin rus.


Ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut shënon 75 vjetorin, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington për diskutuar planet për takimin e korrikut, ku do të flitet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.

Presidenti Joe Biden e vlerësoi punën e aleancës duke thënë se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm.

“NATO-ja u themelua 75 vjet më parë. Është e rëndësishme të thuhet se mësimi që kemi nxjerrë është uniteti i aleancës për të mbrojtur dhe frenuar agresionin. Nën udhëheqjen tuaj, NATO është bërë më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se ndonjëherë”, iu drejtua Presidenti Biden zotit Stoltenberg.

Më herët të hënën, zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kishin dhënë mbështetje “të pashembullt” për Ukrainën. Ai tha se kjo do t’i kushtojë aleancës të paktën 45 miliardë dollarë në vit.

“Në takimin e korrikut pres që udhëheqësit e tjerë të pajtohen që NATO-ja të udhëheqë koordinimin dhe ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse propozova një zotim financiar afatgjatë me fonde të reja çdo vit. Sa më e besueshme të jetë mbështetja jonë afatgjatë, aq më shpejt do ta kuptojë Moska se nuk mund ta zgjasë konfliktin, dhe aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë. Mund të duket si një paradoks, por rruga drejt paqes është më shumë armë për Ukrainën”.

Analistët thonë se këto diskutime po përcaktojnë axhendën për takimin e ardhshëm.

“Megjithatë, çështjet kryesore janë se çfarë i thotë aleanca Ukrainës pas premtimeve për mbështetje gjatë javëve të fundit? Cila do të jetë natyra e marrëdhënieve NATO-Ukrainë? NATO-ja po merr përsipër nga Shtetet e Bashkuara ndihmën ushtarake dhe koordinimin e trajnimit ushtarak për Ukrainën. Një hap madhor që po ndodh aktualisht”, thotë Dan Hamilton me Institutin Brookings.

Javën e kaluar, Presidenti i Ukrainës e vlerësoi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kjo hap rrugën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Çështja e NATO-s përfshihet në tekstin e marrëveshjes. Ajo thotë se Amerika në të ardhmen mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe e pranon se marrëveshja jonë e sigurisë është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, tha Presidenti Zelenskyy./VOA



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

Udhëtimet nga Rinasi, TIA: Qytetarët të mbërrijnë në aeroport tre orë para orarit të nisjes

Udhëtimet nga Rinasi, TIA: Qytetarët të mbërrijnë në aeroport tre orë para orarit të nisjes

24 vite pas luftës/ Kurti: Kosovës i janë shkaktuar dëme shkatërruese, që ende nuk janë matur

Masat e BE-së ndaj Kosovës, reagon Kurti: Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com