Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Zyrtari i lartë i shëndetësisë paralajmëron se gjendja do keqësohet

2020/03/23 at 7:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Zyrtari i lartë i shëndetësisë paralajmëron se gjendja do keqësohet

Zyrtari kryesor shëndetësor i qeverisë amerikane dha të hënën një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e koronavirusit në vend po keqësohet.

Në komentet që bëri për televizionin NBC, Dr. Jerome Adams tha:

“Dua që Amerika të kuptojë se këtë javë gjendja do të keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social.”

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA sot kishte 35,530 të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Numri i vdekjeve deri tani është 473.

“Shumë njerëz, tha Dr. Adams, mendojnë se kjo nuk mund t’u ndodhë atyre. “Duam që me çdo kusht secili të qëndrojë në shtëpi,” bëri thirrje zyrtari. 

Shtetet e Bashkuara janë pothuajse në gjysmën e periudhës 15 ditore, në të cilën sipas planit duhet të zbutet ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, për të mos lejuar mbingarkesën e objekteve shëndetësore me persona të sëmurë rëndë.

Ndërkohë, qeveria dhe të dyja dhomat e Kongresit po nxitojnë për të siguruar miratimin e një plani financiar i cili të shmangte një sfidë të rëndë ekonomike dhe të ndihmonte me para dhe kredi amerikanët që humbasin punën dhe bizneset. Në senat po debatohet një paketë gjigante shpëtimi prej 1,8 trilion dollarësh, tani që koronavirusi ka detyruar miliona banorë të mos dalin nga shtëpia.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump shkruante se “Ne nuk mund të lejojmë që ilaçi të jetë më i rëndë se sa vetë problemi. Në mbarim të periudhës 15 ditore, – shkruante ai, – do të marrim një vendim se cilën rrugë do të zgjedhim.”

Duket se Presidenti po sugjeron që udhëzimet për distancimin social të zbuten në mbarim të periudhës 15-ditore, edhe pse deri tani janë të paktë ekspertët shëndetësorë që mendojnë se kjo periudhë mjafton për të ditur nëse masat e vetizolimit e kanë ulur fuqinë e përhapjes së koronavirusit. / VOA

Ju sugjerojmë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein

30 Korrik, 2025 1:27 pm
Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube
Bota

Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube

30 Korrik, 2025 12:43 pm
Para
Ambasadorja Kim: Vlerësoj Metën dhe Ramën për udhëheqjen e unifikuar

Ambasadorja Kim: Vlerësoj Metën dhe Ramën për udhëheqjen e unifikuar

Ndryshohet drafti i Këshillit Europian, Shqipëria merr “Po” me kushte

Hapja e negociatave/Balla publikon letrën e 73 eurodeputetëve drejtuar KE

Basha i bën thirrje qeverisë për marrjen e 5 masave

Basha i bën thirrje qeverisë për marrjen e 5 masave

TE FUNDIT

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
30 Korrik, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur sot në aksin Lushnje -Fier pranë fshatit Gorre. Në...

Lexo më shumë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
30 Korrik, 2025

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin...

Lexo më shumë

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
30 Korrik, 2025

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar...

Lexo më shumë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
30 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë, sipas tij “farsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com