Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Vrau 10 persona në një supermarket, prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje

2024/01/13 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Vrau 10 persona në një supermarket, prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të premten prokurorët federalë do të kërkojnë dënimin me vdekje kundër një supremacisti të bardhë, i cili vrau 10 afrikano-amerikanë, në një supermarket të qytetit Buffalo, të Nju Jorkut.

Payton Gendron, 20 vjeç, po vuan tashmë një dënim me burgim të përjetshëm, pa asnjë mundësi lirimi me kusht, mbi sulmin e kryer në vitit 2022. Ai u deklarua fajtor për akuzat shtetërore për vrasje dhe terrorizëm të mbrendshëm të motivuar nga urrejtja.

Nju Jorku nuk ka dënim me vdekje, por Departamenti i Drejtësisë ka mundësinë ta kërkojë atë në një rast të veçantë, të ngritjes së akuzave për krime me bazë urrejtjen në nivel federal. Gendron kishte premtuar se do ta pranonte fajin në atë rast, nëse prokurorët nuk do të kërkonin dënimin me vdekje.

Në njoftimin ku bëhej i ditur vendimi për të kërkuar dënimin me vdekje, Trini Ross, prokurori amerikan për Nju Jorkun perëndimor, shprehej se Gendron kishte zgjedhur supermarketin “për të maksimizuar numrin e viktimave mes njerëzve me ngjyrë”.

Të afërmit e viktimave kanë shprehur pikëpamje të përziera lidhur me vendimin e prokurorëve federalë për të kërkuar dënimin me vdekje të autorit të sulmit.

“Do të isha më shumë i kënaqur nëse do të dija se ai do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg, rrethuar nga ajo pjesë e popullatës që ai u përpoq të vriste“, tha Mark Talley, nëna 63-vjeçare e të cilit, u vra gjatë sulmit.

“Do të preferoja që ai të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg duke vuajtur çdo ditë“, shtoi ai.

Kjo është hera e parë që Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland autorizon një kërkesë për dënim me vdekje. Nën udhëheqjen e tij, Departamenti i Drejtësisë është tërhequr dhe nuk ka kërkuar dënimit me vdekje në më shumë se 20 raste.

Familjarët e viktimave të tjera nuk kanë bërë ende ndonjë koment lidhur me vendimin e prokurorëve.

Departamenti i Drejtësisë i ka bërë rastet federale të dënimit me vdekje një gjë të rrallë që nga zgjedhja e Presidentit demokrat Joe Biden, i cili kundërshton dënimin me vdekje. Zoti Garland vendosi një moratorium për ekzekutimet federale në vitin 2021 në pritje të rishikimit të procedurave. Megjithatë moratoriumi nuk i pengon prokurorët të kërkojnë dënime me vdekje.

Më 14 maj 2022, Gendron sulmoi një supermarket në Buffalo, me një pushkë gjysmë automatike. Për të kryer sulmin ai udhëtoi më shumë se 320 kilometra, larg nga shtëpia e tij në fshatin Conklin, të Nju Jorkut.

Gendron e zgjodhi supermarketin nisur nga vendndodhja e tij, në një lagje ku mbizotëron komuniteti afrikano-amerikan dhe masakrën e transmetoi drejtpërdrejt me një kamerë të vendosur në një helmetë që mbante në kokë .

Viktimat, ishin të moshës nga 32 në 86 vjeç. Tre persona mbetën të plagosur, por arritën të mbijetojnë./VOA

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
SHBA/ Anulohen mbi 2000 fluturime për shkak të stuhisë

SHBA/ Anulohen mbi 2000 fluturime për shkak të stuhisë

“Jam i shqetësuar për fëmijët”, rrëfehet nga burgu shqiptari që vrau kunatin pasi mësoi se i përdhunonte vajzën

“Jam i shqetësuar për fëmijët”, rrëfehet nga burgu shqiptari që vrau kunatin pasi mësoi se i përdhunonte vajzën

Shtëpia e Biznesit/ Rama: Derë e drejtpërdrejtë në tryezën e qeverisë

Shtëpia e Biznesit/ Rama: Derë e drejtpërdrejtë në tryezën e qeverisë

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com