Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

2025/09/24 at 6:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork.

Vuçiç dhe Rubio u takuan në Nju Jork të martën mbrëma, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së, përcjell A2.

Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Vuçiç theksoi se me Rubion e shqyrtoi edhe mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe “perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”.

Në gusht, Rubio paralajmëroi pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

Mes shqetësimeve të ngritura nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pikërisht nga Nju Jorku se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën, Vuçiç tha se theksoi para Rubios se Serbia është e “përkushtuar” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Vuçiç tha se “ky është parakusht për çdo përparim të mëtejshëm dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, duke shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë”.

E pyetur në një intervistë për Fox News nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ndërkohë, Vuçiç e tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, “që është një nga objektivat strategjikë të vendit tonë”.

“Dialogu i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar partneritetin Serbi-SHBA”, tha ai./ REL

Ju sugjerojmë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Para
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

TE FUNDIT

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
1 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencën për  mediat, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com