Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale

2022/10/09 at 6:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte “i padobishëm dhe i pamatur” për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim.

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen.

Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë.

“Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë”, shtoi zonja Yellen, duke vënë në dukje se disa vende që kishin premtuar ndihmë nuk kishin arritur ta shpërndanin atë.

Pak ditë më parë organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Gjatë një takimi në Vjenë, ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji nëntor.

Ulja e prodhimit mund të sjellë përfitime për Rusinë, anëtare e OPEC-ut, ndërsa vendet evropiane janë angazhuar për t’i dhënë fund importit të naftës ruse sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç një uljeje simbolike të prodhimit të naftës muajin e shkuar, shkurtimi drastik është një kthesë e papritur, ndërsa OPEC-u kishte vazhduar të shtonte prodhimin pas shkurtimeve të thella të bëra gjatë pandemisë.

OPEC+ tha përmes një deklarate se vendimi bazohej në “pasigurinë për të ardhmen e ekonomisë globale dhe tregun e naftës”.

Presidenti Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin të cilin Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “dritëshkurtër”.

Zoti Biden i bëri thirrje administratës së tij dhe Kongresit që të shqyrtojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë. Lëvizja e organizatës nënvizoi hendekun në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite mbi politikën e energjisë./VOA

Ju sugjerojmë

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
Aktualitet

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

22 Korrik, 2025 8:41 am
Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”
Aktualitet

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”

22 Korrik, 2025 8:32 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:16 am
Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv
Kronikë

Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv

22 Korrik, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Para
“Ta lë burrin e të fus ty në krevat?”, kushëriri: Je e vetmja zgjidhje që kam

“Ta lë burrin e të fus ty në krevat?”, kushëriri: Je e vetmja zgjidhje që kam

“Dikur kam mbajtur një italian”, Etleva: Jam e adoptuar, me kushëririn s’kam lidhje gjaku

“Dikur kam mbajtur një italian”, Etleva: Jam e adoptuar, me kushëririn s'kam lidhje gjaku

Baba i 3 fëmijëve, përplaset për vdekje shqiptari në Itali

Baba i 3 fëmijëve, përplaset për vdekje shqiptari në Itali

TE FUNDIT

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
22 Korrik, 2025

Si pasojë e përballjes me një vale të lartë të të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në vend,...

Lexo më shumë

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”
22 Korrik, 2025

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë. Burime bëjnë me dije se flakët janë përhapur sërish,...

Lexo më shumë

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
22 Korrik, 2025

Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 22 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
22 Korrik, 2025

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com