Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë

2023/02/15 at 4:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të merkurën në Bruksel se ministrat evropianë të mbrojtjes po diskutojnë mënyrat për të rritur shpenzimet e mbrojtjes si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Mbrëmjen e së martës po në Bruksel u zhvillua edhe takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi se Ukraina mund të nisë një ofensivë kundër Rusisë në pranverë dhe se aleatët do sigurohen që Kievi të ketë përkrahjen e nevojshme për këtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Evropa po rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që ai e quajti “kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

 “Ne po forcojmë mbrojtjen tonë, duke vendosur 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të aleancës me mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Ne do dyfishojmë numrin e grupeve luftarake nga katër në tetë. Do të miratojmë udhëzimin e ri politik për planifikimin e mbrojtjes. Ky do të jetë ndryshimi kyç për vitet e ardhshme, për tu siguruar që ne kemi aftësitë e nevojshme për mbrojtjen tonë”, tha zoti Stoltenberg.

Grupi i Kontaktit i Ukrainës i udhëhequr nga SHBA-të u takua një ditë më parë në Bruksel. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pasi ofroi garanci se përkrahja për Ukrainën do të vazhdojë, paralajmëroi se Kievi po përgatitet për një ofensivë të re në pranverë.

“Ajo që Ukraina dëshiron të bëjë në momentin e parë të mundshëm është të krijojë kushte në fushën e betejës që të vazhdojnë të jenë në favor të saj. Ne presim që ata të kryejnë një ofensivë në pranverë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin tha se 54 vendet anëtare të grupit do të bëjnë gjithçka që munden për të dërguar armët që i nevojiten Kievit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi disa imazhe të hënën, duke thënë se ato tregojnë artileri dhe njësi të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Sekretari Austin tha Rusia po dërgon njësi të shumta në Ukrainë, por shumë prej tyre nuk janë të pajisur, apo trajnuar mirë.

Shefi i Shtatmadhorisë të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley vuri në dukje se Rusia po vazhdon sulmin në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

“Ata po sulmojnë Donbasin. Përparimi i tyre është i ngadalshëm. Po bëjnë luftë rrënuese. Ata po shënojnë humbje të mëdha. Morali i tyre nuk është i lartë dhe po përballen me shumë probleme. Megjithatë, kanë shumë trupa në betejë”, tha shefi i Shtatmadhorisë, Mark Milley.

Ushtria ruse tha të hënën se “njësi vullnetare sulmi”, me mbështetjen e forcave ruse, kanë kapur një fshat në veri të Bakhmutit. Ukraina ka pranuar se situata është “e vështirë” rreth qytetit lindor ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Ukraina ka kërkuar avionë luftarakë nga perëndimi, por Sekretari Austin tha se nuk ka një lajm të ri për këtë. Ai shtoi se SHBA-ja nuk e ka penguar Poloninë apo ndonjë vend tjetër t’i ofrojë avionët e vet, duke vënë në dukje se vendimi do të varet nga çdo vend individualisht./ VOA

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para

Krijohet pilula kontraceptive për meshkuj

Studimi tregon nëse qentë i përgjigjen ujqërve

Studimi tregon nëse qentë i përgjigjen ujqërve

Studentët e Prishtinës në protestë: Asociacioni nuk kalon

Studentët e Prishtinës në protestë: Asociacioni nuk kalon

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com