Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gazë

2023/10/30 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pati një bisedë telefonike të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku ai theksoi nevojën që Izraeli të mbrojë qytetarët e vet nga terrorizmi në një mënyrë të tillë që mbron civilët, tha Shtëpia e Bardhë.

Biseda mes tyre u bë ndërsa janë shtuar kritikat për vdekjen e civilëve palestinezë.

Biden gjithashtu theksoi nevojën për të rritur menjëherë fluksin e ndihmës humanitare “për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza”.

Administrata e Presidentit amerikan, Biden është vendosur gjithnjë e më shumë nën trysni për ta bërë të qartë se mbështetja e palëkundur ndaj Izraelit, nuk do të thotë miratim për të gjitha veprimet e aleatit të Shteteve të Bashkuara në enklavën e varfër bregdetare.

Më herët në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.

Sullivan tha se Uashingtoni po i bënte pyetje të vështira Izraelit, përfshirë për çështje që lidhen me ndihmën humanitare, dallimin mes terroristëve dhe civilëve të pafajshëm dhe planet e Izraeli për operacionin ushtarak.

“Ne besojmë se në çdo orë, çdo ditë të këtij operacioni ushtarak, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), qeveria izraelite duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë dallimin mes terroristëve të Hamasit që janë objektiva legjitime ushtarake dhe civilëve që nuk janë”, tha zoti Sullivan në CNN.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha gjithashtu se kryeministri Netanyahu ka përgjegjësinë të “frenojë” pjesëtarët ekstremistë të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, nën kontrollin e Izraelit.

“Është krejtësisht e papranueshme që të ketë dhunë nga elementët ekstremistë kundër njerëzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor”, tha ai.

Sulmi brutal i befasishëm i grupit militant palestinez Hamas brenda Izraelit më 7 tetor, i cili shkaktoi vdekjen e 1,400 personave, solli si kundërpërgjigje një valë bombardimesh ajrore nga Izraeli dhe së fundmi një operacion nga toka.

Militantët kanë marrë mbi 220 persona peng nga Izraeli, të cilët besohet të jenë në Gaza.

Autoritetet mjekësore në Rripin e Gazës që janë nën kontrollin e Hamasit, thonë se 8,005 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në enklavën me 2.3 milionë banorë.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën kanë depërtuar në mesin e popullatës palestineze dhe në infrastrukturën civile, duke e bërë operacionin kundër tyre jashtëzakonisht të vështirë, vuri në dukje Sullivan.

“Kjo i shton vështirësitë për Izraelin por nuk e pakëson përgjegjësinë e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, për të bërë dallimin midis terroristëve dhe civilëve dhe për të mbrojtur jetët e njerëzve të pafajshëm, dhe kjo është shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza”, tha Sullivan./ VOA

Ju sugjerojmë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Para
Qëndrimi i PS dhe prezenca e deputetëve të përjashtuar në seancë, pritet përplasje pasditen e sotme në Parlament

Qëndrimi i PS dhe prezenca e deputetëve të përjashtuar në seancë, pritet përplasje pasditen e sotme në Parlament

Ukraina: Kemi rrëzuar 12 dronë të Rusisë

Ukraina: Kemi rrëzuar 12 dronë të Rusisë

Izraeli: Dhjetëra militantë të Hamasit u vranë gjatë natës në Gaza

Izraeli: Dhjetëra militantë të Hamasit u vranë gjatë natës në Gaza

TE FUNDIT

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com