Tre persona janë plagosur me armë jashtë stadiumit të shkollës së mesme Whitmer në Toledo, Ohio, të SHBA-ve gjatë një ndeshje futbolli.
Mediat e huaja shkruajnë se, gjatë të shtënave, të cilat ndodhën pak minuta para përfundimit të ndeshjes, spektatorët dhe lojtarët u larguan për t’u strehuar në stadium.
Bëhet me dije se të plagosurit janë dy gra dhe një burrë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al