Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Të rishikohet vendimi për përdorimin e dinarit serb në Kosovë

2024/01/24 at 4:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA: Të rishikohet vendimi për përdorimin e dinarit serb në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kosovës ta rishikojë vendimin e Bankës Qendrore që euroja të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend, i cili ka nxitur shqetësimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë.

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që mund të ndikojë negativisht në jetën e komunitetit serb.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të këshillohet me komunitetet e prekura, t’u përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme për zbatim të vendimeve në mënyrë që të zbusë ndikimin që mund të kenë te qytetarët”, thuhet në përgjigje në të cilën nënvizohet se sipas ligjit, Serbia ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendimi është një përpjekje për të shkatërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për dëbimin e serbëve nga Kosova. Por, autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime nё emër tё mbështetjes.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta trajtojnë këtë çështje në kuadër të dialogut. Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu shqetësimin se ka shumë pak kohë për përshtatje të vendimit para hyrjes në fuqi me 1 shkurt, duke nënvizuar se zbatimi i tij pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha të mërkurën në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvozhak, se bashkësia ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta sa u takon kërkesave për respektim të Kushtetutës së Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet, nuk ka logjikë që në njërin rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi siç është rasti i tokës për manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë këtë mos e zbatoni”, tha zoti Bislimi.

Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane tha se Shtetet e Bashkuara e njohin autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës si entiteti i vetëm legjitim i administrimit financiar dhe se mbështesin plotësisht përpjekjet për të frenuar pastrimin e parave dhe për të ndaluar mekanizmat për financimin e terrorizmit brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë thuhet në përgjigje “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është mekanizmi parësor përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët sipas kuadrit ligjor të Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i kërkojmë Kosovës që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigje.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha sot se kërkesa për themelim të Asociacionit me përparësi nuk është e logjikshme meqë siç tha ai marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë ka 11 paragrafë që nuk e mbizotërojnë njëri tjetrin.

“Në këtë kontekst hapi i parë në të cilin është duke punuar Kosova bashkë me Bashkimin Evropian është dizajnimi i planit të sekuencimit të zbatimit, vetëm atëherë ne mund të themi se kur në këtë sekuencim të zbatimit duhet të merremi me draft statutin (e Asociacionit). Rrjedhimisht çdo kërkesë që ne të merremi me punën e dhjetë përpara punës së parë është e palogjikshme, ose është e palogjikshme ose është tendencë që marrëveshja bazike të konvertohet në një marrëveshje për Asociacionin”, tha ai.

Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në Bruksel dhe në Ohër gjatë vitit të kaluar, e cila nuk arriti të ulte tensionet mes palëve.

Çështja e Asociacionit është pika më e vështirë në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë, ndonëse ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se kjo nuk do të ndodhë./ VOA

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Reforma Zgjedhore, Sula-Alibeajt: Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës

Reforma Zgjedhore, Sula-Alibeajt: Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik

Katari: Nga sulmet e Huthëve po preken dërgesat me gaz

Katari: Nga sulmet e Huthëve po preken dërgesat me gaz

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com