Një shqiptare me banim në Waterbury të SHBA i ka marrë jetën bashkëshortit të saj në prag të festave të fundvitit duke e goditur me thikë.
Anila Keco ka goditur bashkëshortin Valmir Keco për arsye që ende mbeten të paqarta.
Dy fëmijët e çifit janë marrë pas arrestimit të gruas ditën e sotme, nën kujdestarinë e Departamentit të fëmijëve dhe familjeve, ndonëse shqiptarja do të hetohet në gjendje të lirë pasi la si garanci 200 mijë dollarë.