Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huntertown të SHBA në një familje shqiptare.
Një 49-vjeçar i identifikuar si Arben Gllafce ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, 48-vjeçaren Arjana Gllafce dhe më pas veten.
Deri më tani ende nuk janë të qarta se cilat janë shkaqet që e çuan 49-vjeçarin për të kryer krimin ekstrem.
Ata kishin dy djem, 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët.