Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Shkrimtarja dëshmon në gjyq: Donald Trump më përdhunoi

2023/04/27 at 10:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Shkrimtarja dëshmon në gjyq: Donald Trump më përdhunoi

Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”. Sipas E.Jean Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.

Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi zonja Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha zonja Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, nga larg zoti Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

“Kjo është një histori mashtruese & false – Gjueti Shtrigash!”, shkruajti zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Komentet e tij e shtynë gjykatësin që të paralajmërojë avokatët e zotit Trump se ai mund t’i sjellë kështu vetes probleme të mëtejshme ligjore.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë. Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetëdeklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.

Carroll, ish-autore 79 vjeçare e artikujve ku jepte këshilla, ishte pothuajse në rolin e dëshmitares. Pasi qau duke u thënë anëtarëve të jurisë se “të kem mundësinë të shfaqem në gjykatë do të thotë gjithçka për mua”, ajo e mblodhi veten me shpejtësi dhe nuk pranoi të bënte pushim.

“Nuk do të rri këtu duke qarë dhe të humbas kohën e të gjithëve”, tha ajo.

Carroll dëshmoi se u shkëmbye me zotin Trump tek dyert rrotulluese të dyqanit luksoz Bergdorf Goodman në mbrëmjen e një të enjteje në pranverën e vitit 1996. Në atë kohë, ajo po shkruante për revistën Elle, pasi kishte shkruar më parë edhe për emisionin e humorit “SNL”. Në atë kohë, zoti Trump ishte manjat i pasurive të patundshme dhe i njohur në rrethet sociale të Nju Jorkut.

Ajo tha se ai i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi. Si një shkrimtare që ofronte këshilla, të merrte kërkesë nga zoti Trump për ta ndihmuar me dhuratat “ishte një mundësi e mrekullueshme”, dhe Carroll mendoi se kështu do të dilte edhe me një histori argëtuese, tha ajo.

Ajo dëshmoi se pati sugjeruar një kapele, por se ai kishte anuar tek të brendshmet, dhe se shumë shpejt filluan të bënin humor për të brendshmet. E argëtuar dhe flirtuese, ajo vazhdoi lojën, duke qeshur edhe kur ai mbylli derën e dhomës së veshjes, ndoshta madje edhe kur e shtyu drejt murit.

Por në vazhdim, ai e përdhunoi, megjithë refuzimin e saj. Ajo arriti më në fund ta shtyjë me gjunj dhe u largua. Carroll tha se për dekada të tëra, ajo u tregoi vetëm dy shoqeve pasi kishte frikë se zoti Trump do të hakmerrej, pasi ajo mendonte se ishte faji i saj dhe sepse mendonte se shumë njerëz fajësojnë viktimat e përdhunimit për atë që u ndodhi.

Ish-Presidenti Trump, 76 vjeç, ka thënë se nuk ka qenë në dyqan me zonjën Carroll dhe se nuk kishte dijeni se kush ajo ishte në momentin kur e bëri këtë histori publike për herë të parë. Carroll pritet ta vazhdojë dëshminë edhe gjatë të enjtes, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje./VOA

Etiketa: donald trumpJean Carroll

Ju sugjerojmë

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
Rajoni

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

14 Nëntor, 2025 10:32 am
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Kronikë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

14 Nëntor, 2025 10:27 am
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet
Bota

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

14 Nëntor, 2025 10:02 am
Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

14 Nëntor, 2025 9:39 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Para
Ibrahimaj: Kurs falas për të rinjtë e moshave 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë

Ibrahimaj: Kurs falas për të rinjtë e moshave 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë

Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve!

Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve!

Arrestimi i 56-vjeçarit në Greqi, si i bleu djalin e mitur familjes në Shqipëri për 900 €

Arrestimi i 56-vjeçarit në Greqi, si i bleu djalin e mitur familjes në Shqipëri për 900 €

TE FUNDIT

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
14 Nëntor, 2025

Burgu i Bënçës ka mbyllur zyrtarisht dyert, duke shkaktuar një goditje të rëndë sociale dhe ekonomike për Tepelenën. Rreth 70%...

Lexo më shumë

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
14 Nëntor, 2025

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka shkruar mbi raportimet e mediave botërore për "Safarin e Snajperëve”, organizuar nga njësitë famëkeqe të...

Lexo më shumë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
14 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes...

Lexo më shumë

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
14 Nëntor, 2025

BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA, Donald Trump për episodin e emisionit Panorama, ku pjesë të ndryshme të fjalimit të 6 janarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com