Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

2025/01/07 at 9:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Orban: Evropa është indirekt e përfshirë në luftë me Rusinë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një zyrtari të lartë të qeverisë hungareze për akuzat për korrupsion, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Thesarit, një masë që Budapesti tha se do ta ankimojë kur të marrë detyrën Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Akuzat për korrupsion dhe nepotizëm e kanë shoqëruar Kryeministrin Viktor Orban që kur erdhi në pushtet në vitin 2010, ndërsa marrëdhëniet e Budapestit me Uashingtonin janë përkeqësuar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden, pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të ngrohta të Budapestit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Kryeministri Orban i ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion.

Sanksionet u vendosën ndaj Antal Roganit, një bashkëpunëtor i afërt i zotit Orban, që ka mbajtur detyrën si shef kabineti që nga viti 2015.

Zoti Rogan ka qenë një person i afërt me zotin Orban prej dekadash, duke drejtuar makinerinë mediatike të qeverisë dhe duke ndihmuar për fushatat e tij zgjedhore. Ai aktualisht mbikëqyr edhe shërbimet sekrete të Hungarisë, një vend anëtar i NATO-s.

Departamenti amerikan i Thesarit e akuzon zotin Rogan se ka shfrytëzuar rolin e tij për të siguruar përfitime financiare për veten dhe aleatët politikë.

“Personat e lidhur ngushtë me partinë politike në pushtet kanë përfituar një perandori të ardhurash”, tha gjatë një konference për shtypin ambasadori amerikan në Hungari, David Pressman. “Antal Rogani është arkitekt kryesor, zbatues dhe përfitues i këtij sistemi korrupsioni”.

Ambasadori Pressman ka qenë një kritik i hapur i qeverisë Orban gjatë mandatit të tij në Budapest, duke e kritikuar ashpër për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Kabineti i zotit Orban, i drejtuar nga zoti Rogan, e hodhi poshtë vendimin duke e cilësuar si “hakmarrjen e fundit, të vockël të ambasadorit amerikan – të pasuksesshëm dhe në largim ”.

“Pas 20 janarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një qeveri të re dhe një president të ri. Pas inaugurimit të tyre, do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme ligjore”, thuhet në një deklaratë të qeverisë hungareze, të dërguar nëpërmjet postës elektronike.

Kryeministri Orban dhe partia e tij Fidesz kanë qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj në Evropë të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj pesë zyrtarëve të qeverisë bullgare, me akuza për korrupsion./VOA

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
Para
“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

“O shpirti i dajës, ne i bëjmë me foto”, ‘moda’ e re e grafive në spitale

“O shpirti i dajës, ne i bëjmë me foto”, ‘moda’ e re e grafive në spitale

Ministri Blendi Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

Ministri Blendi Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Qershor, 2025

Dashi Një takim i rëndësishëm protet të ndodhë sot. Ky person do t’ju duket shumë i maturuar. Mos paragjykoni, por...

Lexo më shumë

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter goditi Shqipërinë në orën 05.03 të mëngjesit të 24 qershor 2025. Nga...

Lexo më shumë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com