2448 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në SHBA, duke e çuar në total numrin e viktimave në 75,670.
Po ashtu edhe numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA është rritur, 28420 vetën 24 oret e fundit duke shkuar në rreth 1,3 milionë. SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit.
Koronavirusi ka prekur të gjitha fushat. Më shumë se tre milionë persona janë regjistruar për herë të parë si të papunë javën e kaluar në SHBA dhe numri total i të papunëve të kompensuar ka arritur nivelin më të lartë në histori, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës./ Opinion.al