Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, ringjallen debatet rreth simboleve të Konfederatës

2017/08/16 at 11:19 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, ringjallen debatet rreth simboleve të Konfederatës

Ngjarjet e së shtunës në Sharlotsvill të Virxhinias kanë ringjallur debatet e vjetra rreth statujave dhe simboleve të tjera të Konfederatës. Shumë njerëz kërkojnë heqjen e këtyre simboleve, ndërsa shumë të tjerë thonë se historia nuk duhet të fshihet.

Në qendër të protestave dhe kundër protestave Sharlotsvill ishte çështja e heqjes së një statuje të gjeneralit Robert E. Lee të Konfederatës. Supremacistët e bardhë thanë se e mbajtën protestën për t’u shprehur kundër planeve për heqjen e statujës.

Ndërkaq, të mërkurën në orët e para të mengjesit, në qytetin Baltimore pranë Uashingtonit, u hoqën nga vendet publike disa monumente të Konfederatës.

Heqja e monumenteve u bë në errësirë dhe pa bujë. Punëtorët hoqën nga piedestalet një monument të madh të gjeneralit Lee dhe një tjetër që përkujton komandantin e ushtrisë së Konfederatës Thomas Stonewall Jackson.

Heqja e shpejtë e monumenteve vjen pak ditë pas tubimit të së shtunës, më i madhi i supremacistëve në një dekadë, ku morën pjesë gjithashtu neonazistë, skinheads dhe anëtarë të Ku-Kluks-Klanit.

Sipas revistës Slate, në SHBA ka rreth 13 mijë statuja dhe simbole të tjera të Konfederatës. Një prej tyre ndodhet fare pranë Uashingtonit, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në anën tjetër të lumit që e ndan kryeqytetin me shtetin e Virxhinias.

Po kështu në zona të tjera të Virxhinias ka shkolla që mbajnë emrin e figurave të Konfederatës.

Në të kaluarën, disa organizata janë përpjekur ta ndajnë emrin e Konferederatës nga skllavëria që ajo mbështeste dhe ta paraqesin thelbin e luftës mes Veriut dhe Jugut në shekullin e 19 si një luftë për mbrojtjen e të drejtave të shteteve dhe për vetëqeverisje.

Ushtarët e Konferedatës janë paraqitur nga këto organizata si heronj që luftonin me nder dhe me guxim përballë një ushtrie më të madhe në numër, ideale që admirohen dhe respektohen nga amerikanët./VOA/

Etiketa: ringjallen debatetshbasimbolet e konfederates

Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Para
4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi 17 gusht 2017

Harrojeni pranverën në mars, ja si do jetë moti për “Ditën e Verës”

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Grabitën një kasafortë më florinj, euro dhe “Rolex”, policia vë në pranga “skifterat”

Grabitën një kasafortë më florinj, euro dhe “Rolex”, policia vë në pranga “skifterat”

TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
8 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com