Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar në kongresin amerikan rezolutën që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Përmes një postimi në Twitter, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka teksa falenderon kongresmenët shkruan se është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.
“Mirënjohës për Ritchie Torres, Robert_Aderholt, Jim Himes, Lisa Mçlain për paraqitjen e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Ne mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-së dhe përgëzojmë punën e Grupit Parlamentar të Shqipërisë”-shkruan Xhaçka.
Projekt-rezoluta, inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike.
Grateful to @RitchieTorres @Robert_Aderholt @jahimes @RepLisaMcClain for submission of resolution condemning cyberattacks against ??. It is essential that ?? be held accountable for its actions. We welcome the support of the USCongress ?? & commend the work of the ?? Caucus. pic.twitter.com/FhK4BdwFgz
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) October 9, 2022