Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, përvjetori i përfundimit të skllavërisë dhe fushata për votuesit afrikano-amerikanë

2024/06/19 at 8:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, përvjetori i përfundimit të skllavërisë dhe fushata për votuesit afrikano-amerikanë

19 qershori është një festë amerikane, që shënon ditën kur skllavëria përfundoi në shtetet e konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane më 1865. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Sterns, kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump po bëjnë fushatë rreth kësaj date të rëndësishme për të fituar mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë.

Presidenti Joe Biden organizoi një koncert për nder të 19 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Historia jonë nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me të tashmen dhe me të ardhmen tonë. Pra, për një të ardhme për të gjithë ne, jo vetëm për disa prej nesh”, tha ai.

Presidenti Biden tha se kundërshtarët e tij politikë po përpiqen të “rishkruajnë historinë”.

“Disa njerëz po përpiqen të na kthejnë mbrapa. Ata duan të kufizojnë liritë tuaja, duke e bërë më të vështirë pjesëmarrjen në votime për afrikano-amerikanët. Ata duan të mbyllin dyert e mundësive për ju, po sulmojnë vlerat e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjen”, tha Presidenti Biden.

Drejtuesit e ekipit të fushatës së ish Presidentit Donald Trump themeluan koalicionin “Afrikano-amerikanët për zotin Trump” të shtunën në një kishë afrikano-amerikane në Miçigan. Në këtë ngjarje zoti Trump mbajti një fjalim drejtuar votuesve afrikano-amerikanë.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi bërë më shumë për afrikano-amerikanët se çdo president, që nga koha e presidentit Abraham Lincoln. Kjo është një deklaratë e madhe”, tha zoti Trump.

Ish Presidenti Trump tha se votuesit afrikano-amerikanë po humbasin vendet e punës për shkak të ardhjes së siç tha ai “miliona imigrantëve të huaj në mënyrë të paligjshme”.

“Çdo shtet është një shtet kufitar. Ju e keni dëgjuar këtë. Ata po vijnë në komunitetin tuaj dhe po marrin vendet tuaja të punës. Ardhja e tyre po ndikon negativisht afrikano-amerikanët dhe hispanikët më shumë se çdo grup tjetër”, tha zoti Trump.

Ish Presidenti Trump tha se komunitetet e afrikano-amerikanëve janë ndikuar nga rritja e krimit gjatë mandatit të Presidentit Biden.

“Krimi është më i shfrenuar këtu dhe në komunitetet afrikano-amerikane, dhe gjithnjë e më shumë njerëz më thonë se duan mbrojtje. Ne duam që policia të na mbrojë. Ne nuk duam të na grabisin, të na rrahin apo të na vrasin në rrugën për të blerë bukë”, tha ai.

Të dhënat e FBI-së tregojnë se krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara janë ulur në të gjithë vendin, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në ato të vogla.

Presidenti Biden thotë se votuesit afrikano-amerikanë e zgjodhën atë katër vjet më parë dhe ai sërish ka nevojë për ndihmën e tyre.

“Falë votës së afrikano-amerikanëve Kamala Harris është Nënpresidente dhe unë jam President i Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk është hiperbolë. Për shkak të votës suaj, Donald Trump është një ish-president i mposhtur. Dhe me votën tuaj në 2024, ne do ta bëjmë zotin Trump sërish humbës”, tha Presidenti Biden.

Katër vjet më parë, vetëm tetë për qind e votuesve afrikano-amerikanë e mbështetën zotin Trump.

Anketat e organizatës “Pew Research” këtë vit tregojnë se 18 për qind e votuesve afrikano-amerikanë e mbështesin zotin Trump, një rritje që mund të ketë një ndikim të madh në garat e ngushta në shtetet e pavendosura, përfshirë Miçiganin./VOA

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Euro 2024/ Shqipëri – Kroaci, një statistikë që nuk ndodhte prej 20 vitesh

Euro 2024/ Shqipëri – Kroaci, një statistikë që nuk ndodhte prej 20 vitesh

Britania: Rusia po përpiqet të rekrutojë ushtarë në Afrikë, kërkon të zëvendësojë humbjet

Britania: Rusia po përpiqet të rekrutojë ushtarë në Afrikë, kërkon të zëvendësojë humbjet

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

Vuçiç bisedon me dhëndrin e Trumpit rreth planeve për Beogradin

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com