Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA përpjekje për të ulur çmimin, 15 milionë fuçi nafte do të hidhen në treg

2022/10/19 at 5:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/“Jackie je këtu?”, Biden thërret kongresmenen që vdiq një muaj më parë

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.


Kjo është pjesë e masave që administrata po ndërmerr si përgjigje ndaj vendimit të fundit të vendeve të OPEK+ (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të ulur prodhimin e naftës.

Pritet që nafta shtesë të hidhet në treg gjatë periudhës së dimrit. Kjo është pjesë e 180 milionë fuçive naftë që presidenti Biden autorizoi në muajin mars për t’u hedhur në treg nga rezervat strategjike.

Sasia e naftës që ndodhet në rezervat strategjike ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1984. Aktualisht në të ka rreth 400 milionë fuçi naftë.

Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, Presidenti Biden do të lerë të hapur mundësinë për tërheqjen e një tjetër sasie, për t’u përdorur gjatë periudhës së dimrit, në një përpjekje për t’i mbajtur çmimet e naftës të ulëta. Por zyrtarët nuk dhanë detaje se për çfarë sasie bëhet fjalë dhe sa duhet rritur prodhimi vendas, në mënyrë që t’i jepet fund prekjes së rezervave strategjike.

Presidenti Biden pritet të thotë gjithashtu se qeveria do të rifillojë të rimbushë rezervat kur çmimet e naftës të bien në nivelet 67 deri në 72 dollarë për fuçi, ose më poshtë. Kjo sipas zyrtarëve të administratës do të mbështesë prodhimin vendas duke garantuar një nivel bazë të kërkesës për naftë.

Por presidenti pritet gjithashtu të ripërsërisë kritikat ndaj kompanive të naftës që po përfitojnë nga situata.

Kjo shënon një tjetër lëvizje në krahun e kundërt me angazhimet e Presidentit Biden, që është përpjekur të heqë dorë nga përdorimi karburanteve fosile, duke i kompensuar ato me burime alternative energjie, pas problemeve të krijuara me furnizimin për shkak të sulmit rus në Ukrainë si dhe uljes së prodhimit njoftuar nga karteli i Arabisë Saudite.

Ulja e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë nga OPEK-u, e barabartë me 2% të furnizimit global, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të akuzojë Arabinë Saudite se është rreshtuar në krahun e Presidentit rus Vladimir Putin, dhe ta paralajmërojë atë, se do të përballet me pasoja lidhur me vendimin për të ulur prodhimin.

Lëshimi në treg i 15 milionë fuçive nga rezervat strategjike, nuk do të mbulonte as një ditë të plotë të sasisë së naftës që përdoret në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë federale që ofron statistika mbi çështje të energjisë.

Presidenti Biden vazhdon të përballet me probleme politike për shkak të çmimit të karburanteve në vend. Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve çmimi i benzinës është mesatarisht 1 dollarë për litër, disi më i ulët krahasuar me javën e kaluar, por më i lartë se një muaj më parë. Rritja e fundit e çmimit, sipas anketave, ka ndikuar negativisht në mbështetjen publike për presidentin dhe demokratët në prag të zgjedhjeve të nëntorit./VOA/



Ju sugjerojmë

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 28 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në afërsi të Petroliferës në Vlorë

Durrës/ Gjendet i pajetë në breg të detit 26-vjeçari

459 familje e çifte të reja përfitojnë kredi të butë, Veliaj:Prioritet njerëzit në nevojë

459 familje e çifte të reja përfitojnë kredi të butë, Veliaj:Prioritet njerëzit në nevojë
















TE FUNDIT

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
3 Korrik, 2025

Altin Hila është themeluesi i një muzeu privat në Divjakë i cili numëron qindra lloje insektesh. Në programin “Rudina” në...

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
3 Korrik, 2025

Bashkia e Elbasanit ka ndarë detaje të reja lidhur me zjarrin në landfillin e mbetjeve të këtij qarku, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com