Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë

2024/02/20 at 8:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë

Shtetet e Bashkuara po qarkullojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që parashikon një armëpushim të përkohshëm në Gazë, pasi hodhi poshtë një projekt-rezolutë të mbështetur nga vendet arabe.

Projekt-rezoluta amerikane të cilën e ka siguruar agjencia “Associated Press”, parashikon një armëpushim të përkohshëm “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe kërkon lirimin e të gjitha pengjeve që u morën gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, si edhe bën thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare.

Sipas propozimit amerikan, të dyja këto veprime “do të ndihmonin në krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, siç kërkohet në një rezolutë të miratuar nga këshilli më 22 dhjetor. Po ashtu në këtë propozim bëhet thirrje që “të mos vazhdojë në rrethanat aktuale” ofensiva e planifikuar nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë.

Sipas projekt-rezolutës amerikane zhvendosja e mëtejshme e civilëve, “përfshirë ndoshta në vendet fqinje”, një referencë për Egjiptin, do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë rajonale.

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë të martën në mëngjes për projekt-rezolutën e mbështetur nga vendet arabe, të propozuar nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vendet arabe në organin më të fuqishëm të OKB-së. Përveç armëpushimit, propozimi algjerian kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe përsërit kërkesat e Këshillit që Izraeli dhe Hamasi “të respektojnë me përpikëri” ligjin ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, dhe refuzon zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha në një deklaratë të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë prej muajsh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që do të sillte të paktën një periudhë gjashtëjavore qetësie, nga e cila mund të përfitojmë që të fillojmë të ndërmarrim “hapat për të ndërtuar një paqe më të qëndrueshme.”

Ajo tha se presidenti amerikan Joe Biden ka pasur disa telefonata gjatë javës së fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e Egjiptit dhe Katarit për të nxitur arritjen e marrëveshjes.

Katari tha të shtunën se bisedimet “nuk kanë përparuar siç pritej”.

“Megjithëse mbeten mangësi,” tha ambasadorja Thomas-Greenfield, “elementët kryesorë janë në tryezë” dhe kjo mbetet mundësia më e mirë për të ribashkuar pengjet me familjet e tyre dhe për të mundësuar një pauzë të zgjatur në luftime që do të lejonte arritjen e ndihmave jetike tek civilët palestinezë.

“Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, nuk do t’i arrinte ato rezultate”, tha ajo.

“Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse del për votim siç është hartuar, nuk do të miratohet.”

Vendet arabe, të mbështetura nga shumë prej 193 vendeve anëtare të OKB-së, kanë kërkuar prej muajsh të tërë për një armëpushim, ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit të Hamasit është intensifikuar. Numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën 29,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Ministria që drejtohet nga Hamasi, nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se shumica janë gra dhe fëmijë.

Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e një “njohjeje të njëanshme” të një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë./VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Trupi i Navalnyt do të mbahet edhe dy javë për “analiza kimike”, thotë ekipi i tij

Trupi i Navalnyt do të mbahet edhe dy javë për “analiza kimike”, thotë ekipi i tij

Rama takohet sot në Turqi me Erdogan, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Rama takohet sot në Turqi me Erdogan, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Foto/Shoqata shqiptaro-amerikane organizon festimin e përvjetorit të 16-të të shtetit të Kosovës

Foto/Shoqata shqiptaro-amerikane organizon festimin e përvjetorit të 16-të të shtetit të Kosovës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com