Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA njofton ndihmën prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

2024/04/27 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA njofton ndihmën prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi të premten një paketë masive ndihmash ushtarake për Ukrainën të vlerësuara në vlerën 6 miliardë dollarë.


“Kjo do të na mundësojë përftimin e kapaciteteve të reja për industrinë e Ukrainës”, tha ai gjatë një konference për shtyp në ditën e dytë të takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë ndihmat e reja “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Njoftimi nënvizon angazhimin e Amerikës në Ukrainë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes. “Ky koalicion qëndron i bashkuar dhe nuk do të lëkundet dhe as nuk do të dështojë”, theksoi ai.

Sekretari Austin njoftoi se Grupi i Kontaktit do të ndihmojë për ngritjen e një industrie ukrainase të mbështetur në burimet e brendshme, duke rritur kapacitetet e Ukrainës për mbrojtjen ajrore, teknologjinë e informacionit, çminimin dhe dronë të rinj.Ai tha se koalicioni reflekton një botë të revoltuar ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Vendet e mbledhura sot këtu kuptojnë se çfarë vendoset në Ukrainë, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, tha ai. “Nëse Putini triumfon në Ukrainë, rrethanat e sigurisë që do të krijohen do të jenë globale”, tha sekretari Austin dhe shtoi se “siç ka thënë presidenti Biden, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”.

Ndihma po jepet si pjesë e Nismës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), që do të përqëndrohet në nevojat e ardhshme ushtarake.

Sekretari Austin të premten drejtoi ditën e dytë të takimit të 21-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, që përfshin më shumë se 50 vende që takohen pothuajse çdo muaj për të bashkërenduar ndihmën për Kievin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu mirënjohjen për vendimin e Grupit për të ofruar municione me shpejtësi për Ukrainën.

“Nëse ne në Ukrainë nuk do të kishim marrë ndihmën tuaj me armatime dhe nëse vendet tuaja do të kishin treguar indiferencë ndaj fatit të popullit tonë, bota do të ishte padyshim ndryshe”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes. Por ai paralajmëroi se “regjimet predatore si ai i Rusisë po rrisin me shpejtësi oreksin e tyre për agresion” dhe se “agresioni përhapet atëherë kur nuk e ndalin”.

“Nëse solidariteti juaj nuk do të kishte funksionuar dhe nëse reagimi juaj ndaj luftës do të kishte mbetur vetëm tek fjalët, botës do t’i duhej të përballej me shumë më tepër se një Rusi e fuqishme”, tha ai.

Një tjetër ndihmë me vlerë 1 miliard dollarë u miratua në fillim të kësaj jave.

Kjo ndihmë iu dha Kievit duke u mbështetur në autoritetin presidencial (PDA) në bazë të të cilës mund të merren armë, municione dhe pajisje të tjera nga rezervat ushtarake të Shtetet e Bashkuara për të përmbushur nevojat afatshkurtra të Ukrainës. Kjo ndihmë përfshin municion për sistemet ‘HIMARS’ dhe fishekë 155 mm, krahas mjeteve luftarake për këmbësorinë.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha se Uashingtoni do të dërgojë ndihmën “brenda disa ditësh”.

Të dy këto dërgesa janë pjesë e paketës prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën që u miratua nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden të mërkurën. Hera e fundit që Kongresi miratoi ndihmë ushtarake për Ukrainën ishte në vitin 2022.

Ukraina prej disa muajsh ka shprehur shqetësimin për mungesë armësh në fushën e betejës, veçanërisht ato në lidhje me mbrojtjen ajrore dhe municionet e artilerisë.

“Ajo që unë shoh sot në fushën e betejës është se forcat ukrainase kanë përdorur në mënyrë të kufizuar municionet për një kohë të gjatë, duke zvogëluar aftësitë e tyre në betejë. Për këtë arsye forcat ruse kanë pasur mundësi të përparojnë në terren”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.

Zyrtari tha se ndihma e fundit do të ndihmojë Ukrainën, por paralajmëroi se përparimi në betejë “nuk do të jetë një proces i shpejtë”./VOA



Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
Aktualitet

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

14 Qershor, 2025 2:26 pm
“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
Aktualitet

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

14 Qershor, 2025 2:04 pm
Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Para
Joe Biden, i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden, i gatshëm për debat me Donald Trumpin

24 vite pas luftës/ Kurti: Kosovës i janë shkaktuar dëme shkatërruese, që ende nuk janë matur

Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aksioni në Kadastër me urdhër të SPAK/ Ekzekutohet masa e dhënë për 4 personat, zbulohen akuzat

Aksioni në Kadastër me urdhër të SPAK/ Ekzekutohet masa e dhënë për 4 personat, zbulohen akuzat
















TE FUNDIT

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
14 Qershor, 2025

Policia njoftoi të shtunën e 14 Qershorit se ekstradoi nga Zimbabvet drejt Shqipërisë 42-vjeçarin Loren Dusha. Ndaj tij ekziston një...

Lexo më shumë

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
14 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas...

Lexo më shumë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
14 Qershor, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes...

Lexo më shumë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
14 Qershor, 2025

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com