Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, niset drejt Detit Mesdhe anija që do të ndërtojë portin e përkohshëm në Gazë

2024/03/10 at 9:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, niset drejt Detit Mesdhe anija që do të ndërtojë portin e përkohshëm në Gazë

Një anije e ushtrisë amerikane filloi të dielën lundrimin drejt Detit Mesdhe me objektiv ndërtimin e një porti të përkohshëm në Gazë, për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare për palestinezët, që po vuajnë nga uria.

Zyrtarët thonë se mund të duhen dy muaj për ndërtimin e portit të përkohshëm.

Komanda Qendrore e ushtrisë tha se anija General Frank S. Besson u nis nga një port i ushtrisë amerikane në Virxhinia 36 orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi në fjalimin e tij për gjendjen e vendit mbi përpjekjet për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Synimi është që të dërgohen më shumë ushqime dhe pajisje mjekësore përmes portit të përkohshëm në Gazë nga një port i Qipros, pasi forcat izraelite të kenë kontrolluar ngarkesat për t’u siguruar se nuk ka armatime për militantët e Hamasit.

Për shkak të kufizimeve izraelite dhe çështjeve të sigurisë, numri i kamionëve me ndihma që hyjnë në Gazë, në bazë ditore përmes rrugëve tokësore, gjatë pesë muajve të fundit ka qenë shumë më i ulët se afro 500 të tillë që hynin para fillimit të luftës.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shtoi kritikat e tij publike ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Zoti Biden tha se beson se zoti Netanyahu “më shumë po e dëmton sesa po e ndihmon Izraelin” me qasjen që po mban në luftën kundër Hamasit në Gazë, ndërsa shënohen 6 muaj nga nisja e konfliktit.

Duke folur për gazetarin e rrjetit MSNBC Jonathan Capehart, Presidenti shprehu mbështetje për të drejtën e Izraelit për të luftuar Hamasin pas sulmit që militantët e grupit kryen në 7 tetor në jug të Izraelit, por Presidenti tha se zotit Netanjahu duhet t’i kushtojë më tepër vëmendje humbjes së jetëve të pafajshme si pasojë e veprimeve të marra. “Nuk mund të vriten më shumë se 30 mijë palestinezë”, tha ai.

Në Gazë, numri i viktimave palestineze vazhdon të rritet. Departamenti i Mbrotjes Civile tha se të paktën 9 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë si pasojë e sulmeve ajrore në një shtëpi në qytetin e Gazës, të shtunën vonë.

Ndërkohë, trupat e pajetë të 13 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, u dërguan në spitalin kryesor në qytetin Deir al-Balah, të dielën, sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve Associated Press.

Të afërmit e tyre thanë se të 13 u vranë nga goditjet izraelite ndaj një tende të madhe strehimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis. Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ndaj Izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën 250 pengje.

Ofensiva e ashpër ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit në Gazë, ka detyruar rreth 80% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar një krizë humanitare e cila po përkeqësohet.

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit rajonalë, Egjipti dhe Katari kishin shpresa për arritjen e një armëpushimi 6-javor, para nisjes së Ramazanit, por bisedimet duket se kanë ngecur, pasi Hamasi nuk pranoi të jepte siguri se një marrëveshje e mundshme armëpushimi do të çonte në dhënien fund të konfliktit.

Ndërmjetësuesit shpresonin të lehtësonin një pjesë të krizës përmes marrëveshjes për një armëpushim të përkohshëm, e cila parashikonte që Hamasi të lironte disa nga pengjet izraelite, Izraeli të lironte disa të burgosur palestinezë dhe organizatat humanitare të kishin mundësi për dërgimin e një fluksi më të madh ndihash në Gazë./VOA

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
“Qërohu se më njeh mirë!”, Fatosi i kanoset bashkëshortes

“Qërohu se më njeh mirë!”, Fatosi i kanoset bashkëshortes

Kombëtarja/ Sylvinho shton listën, në ‘optikë’ 39 emra

Kombëtarja/ Sylvinho shton listën, në 'optikë' 39 emra

Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje

Reshje mesatare dhe temperatura deri në 15 °C! Njihuni me parashikimin e motit për sot 

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com