Black Friday, e Premtja e zeze, që njihet si dita me e madhe e blerjeve, sapo ka arritur ne Amerikë.
Kjo është një traditë amerikane që përsëritet çdo vit kur e premtja e katërt e nëntorit një ditë pas ditës së falënderimeve sjell ulje dhe oferta në dyqane.
Uljet janë jo vetëm reale por shume të mëdha ndaj të gjithë dynden për të blerë.
Dhe kjo black friday ka nisur si çdo vit me turma të mëdha njerëzish që presin në dyert e dyqaneve për të nisur blerjet.
Edhe pse një traditë amerikane “e premtja e zeze” ka zbritur në edhe Europë ku ofertat kanë zgjatur veç pak orë.
Pavarësisht se është një ditë e lumtur për blerësit “Black Friday” shpesh ka sjellë edhe viktima në njerëz.
Shtyrjet, sulmet dhe rrahjet janë bërë pjesë e zakonshme e kësaj feste të blerjeve.