Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, mbi 130 mijë viktima nga koronavirusi

2020/07/06 at 7:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, mbi 130 mijë viktima nga koronavirusi

Në SHBA numri i viktimave nga koronavirusi i tejkaloi 130 mijë të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve. Shkalla e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ka pasur një prirje drejt rënies, pavarësisht infeksioneve të reja që janë rritur në nivele rekord gjatë ditëve të fundit. Por ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi po shkon në 3 milionë.

Infeksionet janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar publikun të mos grumbullohet në turma për të festuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300 për qind të infeksioneve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Steve Adler, kryetari i Bashkisë së Austin, në Teksas, i cili përfaqëson demokratët kritikoi të hënën komentin e Presidentit Trump gjatë fundjavës se virusi ishte kryesisht i padëmshëm.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe mesazhet që vijnë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara janë të rrezikshme“, tha zoti Adler për rrjetin televiziv CNN.

“Një nga sfidat më të mëdha që ne kemi janë mesazhet që vijnë nga Uashingtoni që sugjerojnë se maskat nuk bëjnë ndonjë gjë ose se nuk janë të nevojshme, apo se virusi do të largohet vetë”, shtoi ai.

Numrat në rritje me raste të reja dhe spitalet e mbingarkuara në Teksas kanë nxitur disa kryebashkiakë dhe udhëheqës të tjerë vendorë që të konsiderojnë vendosjen e masave kufizuese që i urdhërojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Të hënën shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje komentit të zotit Trump gjatë fundjavës, duke thënë se presidenti nuk po përpiqej të minimizonte nurmrin e vdekjeve.

“Por duhen parë statististikat për të ditur se çfarëdo rreziku që çdo kush mund të ketë, qoftë unë, fëmijët e mi apo nipërit e mbesat e mia, t’i shohim ato në mënyrën e duhur dhe mendoj se kjo është ajo që ai po përpiqet të bëjë“, u tha ai gazetarëve Shtëpisë së Bardhë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 në 160 mijë bazuar në 24 studimeve të pavarura që kanë bërë parashikime mbi këtë çështje./ VOA

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Kompozitori shkroi vetë nekrologjinë prekëse: Unë, Ennio Morricone vdiqa

Kompozitori shkroi vetë nekrologjinë prekëse: Unë, Ennio Morricone vdiqa

Kushëriri i Putinit do udhëheqë partinë e re kundër korrupsionit në Rusi

Kushëriri i Putinit do udhëheqë partinë e re kundër korrupsionit në Rusi

Dy aksidente në Vorë, 4 persona të plagosur

Shkodër/ Makina përplas kalimtarët, humb jetën 28- vjeçarja

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com