Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Ligji i ri, prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj

2024/01/05 at 7:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA/ Ligji i ri, prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj

Aktivistët që trajtojnë çështje të korrupsionit dhe transparencës qeveritare, thonë se një ligj i ri që lejon prokurorët federalë amerikanë të ngrenë akuza penale kundër zyrtarëve të qeverive të huaja, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet, nga kompanitë amerikane, do të mbushë një boshllëk të madh në luftën globale kundër korrupsionit.


Ai që njihet si Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), pjesë e aktit që parashikon buxhetin dhe shpenzimet për Mbrojtjes Kombëtare, u nënshkrua në ligj nga Presidenti Joe Biden në dhjetor. Ata që kanë mbështetur miratimin e këtij ligji thonë se ai përbën një shtesë shumë të nevojshme ndaj Aktit pothuajse 50 vjeçar mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj (FCPA). Ky i fundit konsideron vepër penale që shtetas apo kompani amerikane, të paguajnë ryshfet ose të ndikojnë me praktika korruptive tek zyrtarët e huaj.

Qeveria amerikane ngre rregullisht akuza kundër kompanive amerikane bazuar tek Akti mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj, por deri më tani, e ka patur të pamundur të ndëshkojë, zyrtarët e huaj, që kërkojnë ose pranojnë para si shpërblim.

Ekspertët ligjorë theksojnë se kur bëhet fjalë për korrupsionin ndërkufitar, ekuacioni ka dy anë: ana e “ofertës”, ku futen kompanitë dhe individët të gatshëm të paguajnë ryshfet dhe ana e “kërkesës”, ku futen zyrtarët e huaj, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet. Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), për herë të parë, e konsideron shprehimisht vepër penale, marrjen e ryshfetit nga zyrtarë të huaj.

Dënimet sipas ligjit të ri

Sipas ligjit, prokurorët amerikanë mund të ngrenë akuza kundër çdo “zyrtari të huaj” që kërkon ose pranon ryshfet nga një kompani ose individ që bën biznes në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse aktiviteti i paligjshëm ndodh jashtë territorit amerikan.

Ligji parashikon gjoba deri në 250 mijë dollarë, ose trefishin e shumës së ryshfetit të marrë, si dhe deri në 15 vjet burg. Prokurorët do të mund të kërkojnë ekstradimin e individëve të akuzuar sipas ligjit, në rastin e atyre vendeve me të cilët Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje ekstradimi.

Në rastet kur autoritetet amerikane e kanë të pamundur që të kapin një zyrtar të huaj, prokurorët mund të kërkojnë ngrirje të pasurisë së tyre dhe të lëshojnë urdhra që ata të arrestohen, nëse shfaqen në territorin amerikan, ose në një vend të tretë, me një marrëveshje ekstradimi dhe Uashingtonin.

Ligji i parë i zbatueshëm

“Ne presim që ky të jetë ligji i parë i zbatueshëm i cili synon ndëshkimin e zyrtarëve të huaj në rast se kanë kërkuar apo marrë ryshfet. Pasojat e kësaj do të jenë të mëdha dhe jashtëzakonisht pozitive për një qeverisje të mirë në mbarë botën”, tha Scott Greytak, përfaqësues i organizatës ‘Transparency International’ në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Greytak i tha Zërit të Amerikës se ‘Transparency International’, e cila ka degë në 120 vende në mbarë botën, ka vënë re një reagim pozitiv ndaj ligjit të ri, nga anëtarët e saj. Shumë prej tyre raportojnë se qeveritë e tyre të origjinës, kanë pak kapacitet ose vullnet për të ndjekur penalisht zyrtarët e korruptuar, që do të thotë se për një sasi të madhe të ryshfetit të marrë, ka zyrtarë që mbeten të pandëshkuar.

“Shumica dërrmuese e zyrtarëve të huaj të korruptuar, thjesht po ia hedhin dhe ne i dimë të gjitha pasojat e tmerrshme që ka një gjë e tillë“, tha zoti Greytak. Ai përmendi besimin e ulët tek qeveria, paqëndrueshmërinë politike, pabarazinë ekonomike, dëmet tek mjedisi apo rezultatet e dobëta tek shëndeti publik, ndër të tjera.

“Pra ky ligj jep një shpresë reale për ata njerëz që nëse nuk kanë mundësi t’i ndjekin penalisht zyrtarët e tyre të korruptuar është tashmë qeveria e Shteteve të Bashkuara që ka autoritetin t’i ndjekë ata, gjë që do të sjellë potencialisht një ndryshim të madh të situatës“, tha zoti Greytak.

Përpjekje ndër vite për miratimin e ligjit

Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës me email, Noah Bookbinder, President dhe Drejtor ekzekutiv i organizatës Qytetarë për Përgjegjësi dhe Etikë me bazë në Uashington, tha se grupi që ai drejton ka mbështetur paraqitjen dhe miratimin e ligjit të ri prej vitesh. Ai shprehu besimin se ligji do të ketë efekte të gjera.

“Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga Zyrtarët e Huaj përbën iniciativën më të gjerë e më të rëndësishme të ligjeve të vendit tonë kundër ryshfetit dhe korrupsionit ndër dekada. Korrupsioni i huaj dhe i brendshëm janë të pandashëm dhe lufta kundër njërit është një luftë ndaj të dyjave“, tha ai.

“Ne jemi optimistë se ligji do t’i bëjë zyrtarët e huaj të korruptuar të mendojnë dy herë përpara se t’i kërkojnë ryshfet kompanive amerikane“, tha më tej zoti Bookbinder.

Ndjekjet penale në të ardhmen

Ekspertët thonë se në të ardhmen, ndjekjet penale bazuar tek Akti mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj mund të shoqërohen me akuza që do të bazohen tek ligji i ri (FEPA).

Për shembull, në vitin 2021, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza kundër një shtetaseje amerikane, të punësuar nga një agjenci ndërkombëtare birësimi me bazë në Ohio. Aktakuza përfshinte pretendime se ajo u kishte paguar ryshfet një sërë zyrtarëve publikë në Ugandë, mes tyre zyrtarë të shërbimit të provës apo dhe gjyqtarë të gjykatës së lartë, në mënyrë që të lehtësonte birësimin e fëmijëve nga Uganda, për shtetasit amerikanë.

Sipas ‘Transparency International’, nëse kjo aktpadi do të ngrihej sot, përveç akuzave ndaj shtetasve amerikanë, do të mund të ngriheshin edhe akuza kundër zyrtarëve nga Uganda, për pjesëmarrje në këtë skemë.

Në një rast tjetër, Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Bursës ngriti akuza në vitin 2019 ndaj një kompanie shërbimesh printimi dhe marketingu me bazë në shtetin Uisconsin, për atë që e quajti përfshirje në skema të shumta ryshfeti në Kinë dhe Peru.

Sipas ligji të ri, komisioni do të jetë në gjendje t’i referojë akuzat në Departamentin e Drejtësisë, për ndjekjen penale të shtetasve peruanë e kinezë, që kanë përfituar ryshfet./ VOA



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sulmet e grupit “Houthi” pengojnë transportin detar global

Sulmet e grupit "Houthi" pengojnë transportin detar global

Zotohet Basha: Do të çlirojmë median

Zotohet Basha: Do të çlirojmë median

Tërhiqen nga tregu 1.6 milionë makina Tesla, arsyeja

Tërhiqen nga tregu 1.6 milionë makina Tesla, arsyeja
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com