Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

2024/05/21 at 8:09 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer që Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion në zyrat financiare në veri të Kosovës më 20 maj.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH-i shtoi se aksioni nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe përshkallëzon tensionet.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”.

Sipas Departamentit të Shtetit, ky veprim minon perceptimet për mirëbesimin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

Policia e Kosovës tha se aksioni në veri të Kosovës u krye pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, sikurse njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës. Në aksion mori pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Aksionin policor në veri, zyrtarë të lartë në Serbi e dënuan ashpër, duke e cilësuar “të paligjshëm”. Nga Beogradi pati thirrje drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të ndalë veprimet nga Kosova, që sipas tyre, po “kërcënojnë mbijetesën” e serbëve në Kosovë.

DASH theksoi se Qeveria amerikane ka bërë thirrje vazhdimisht për koordinim mes “dy qeverive tona” për ta mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Këtë e ka bërë edhe përmes nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen, e cila u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 19 maj në Prishtinë, tha DASH për REL-in.

Aksioni i autoriteteve të Kosovës vjen një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

DASH tha se Shtetet e Bashkuara theksojnë shqetësimin e tyre të qartë për zbatimin e rregullores së BQK-së.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani./REL

Ju sugjerojmë

Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump
Bota

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

18 Janar, 2026 10:21 am
Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
Aktualitet

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

18 Janar, 2026 10:15 am
“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump
Kryesore

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

18 Janar, 2026 10:06 am
Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Para
Parashikimi i motit, 7 korrik 2023

Parashikimi i motit 21 Maj 2024

Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Protestat masive në Izrael, Netanyahu bën thirrje për unitet: Jemi afër fitores

Franca "shkëputet" nga aleatët dhe mbështet urdhrin e arrestit për Netanjahun

TE FUNDIT

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
18 Janar, 2026

Prokuroria e Posacme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit, sa I...

Lexo më shumë

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
18 Janar, 2026

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1500 ushtarë aktivë në detyrë të përgatiten për një dislokim të mundshëm në Minesota, ku po...

Lexo më shumë

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
18 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtuar dozat e kërcënimeve ndaj Europës e cila po kundërshton çdo plan të tij...

Lexo më shumë

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump
18 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com