Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

2023/06/21 at 10:02 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kofirmon rikandidimin, Joe Biden kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024.


Kjo emergjencë ishte shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001, por Biden, në një deklaratë të lëshuar më 20 qershor, bëri të ditur se ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti shkaku i situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Për këtë arsye kam përcaktuar se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Bidenit për Kongresin amerikan.

Më 8 qershor të vitit 2021, SHBA-ja kishte zgjeruar fushëveprimit e kësaj emergjence kombëtare, pasi që u tha se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës

Ndërkohë, më 20 qershor, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo [situata] ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane”, tha Escobar.

“Duhet të jetë një përpjekje evropiane. Këto shtete janë në Evropë, aspiratat e tyre më të mëdha janë të bëhen pjesë e Evropës dhe përderisa ata normalizojnë raportet e tyre, ata po ashtu harmonizojnë sistemet e tyre me Evropën. Po ashtu, si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, do të dëshironim ta shihnim atë pjesë të NATO-s, BE-së. Ajo që duam është një proces që adresohen shqetësimet e pesë shteteve mosnjohëse [të BE-së] dhe ky duhet të jetë një proces evropian”, shtoi ai.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës./REL



Ju sugjerojmë

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
Bota

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

7 Tetor, 2025 11:26 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

7 Tetor, 2025 10:13 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
Politikë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

7 Tetor, 2025 8:57 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Para
Video/ Kanabis, armë gjahu e tyta çifteje, 3 të arrestuar në Korçë

Video/ Kanabis, armë gjahu e tyta çifteje, 3 të arrestuar në Korçë

Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultat, mos ndaloni vazhdoni të ecni përpara

Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultat, mos ndaloni vazhdoni të ecni përpara

Yuri Kim: Ç’rrënjosja e korrupsionit kusht që Shqipërinë ta kemi aleat më të ngushtë

Yuri Kim: Ç'rrënjosja e korrupsionit kusht që Shqipërinë ta kemi aleat më të ngushtë
















TE FUNDIT

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
7 Tetor, 2025

Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki...

Lexo më shumë

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
7 Tetor, 2025

Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkuar drejt...

Lexo më shumë

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
7 Tetor, 2025

Partia Socialiste do të thërrasë pasditen e kësaj të marte kryesinë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
7 Tetor, 2025

Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com