Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit

2024/09/10 at 9:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë, përfshirë edhe akuzat e fundit për dërgesa të raketave balistike që Moska t’i përdorë në pushtimin e saj të Ukrainës.

Departamenti amerikan i Thesarit ka shënjestruar me sanksione dhjetë individë dhe gjashtë entitete me bazë në Iran dhe Rusi dhe ka identifikuar katër anije si prona të bllokuara, që sipas Thesarit po i ndihmojnë Iranit në dërgimin e komponentëve të armëve dhe sistemeve të armëve në Rusi. Armët, që SHBA-ja tha se janë transferuar, përfshijnë dronë dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi (CRBMs).

“Në fund të vitit 2023, Irani dhe Rusia nënshkruan kontratë për furnizimin e qindra raketave. Në verën e vitit 2024, personeli ushtarak rus u trajnua për përdorimin e raketave të llojit CBRM të Iranit nga personeli iranian”, tha Thesari përmes një deklarate, duke shtuar se Rusia ka pranuar dërgesën e parë me raketa të tilla nga Irani më herët gjatë këtij muaji.

Thesari tha se Iran Air – kompania shtetërore ajrore – është një prej entiteteve të sanksionuara. Sipas Uashingtonit, veprimet e tij kundër kësaj kompanie ajrore dhe entiteteve të tjerë, individëve dhe anijeve po bëhen njëkohësisht me veprimet që po ndërmerren nga partnerët ndërkombëtarë.

Njoftimi vjen pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj kyçë evropianë e akuzuan Iranin për përshkallëzim të rrezikshëm të aktiviteteve malinje që kërcënojnë sigurinë evropiane përmes furnizimit të Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologu i tij britanik, David Lammy, zyrtarisht akuzuan Iranin se ka transferuar raketa në Rusi.

“Rusia veçse ka pranuar dërgesa të këtyre raketave balistike iraniane dhe me gjasë do t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë, kundër ukrainasve”, tha Blinken më 10 shtator në Londër.

Kremlini ende nuk ka reaguar për këtë deklaratë të Blinkenit. Një ditë më herët, Rusia nuk mohoi në mënyrë eksplicite akuzat se ka pranuar raketa iraniane dhe në vend të kësaj, Moska vuri në pah bashkëpunimin me Teheranin, duke thënë se po zhvillon dialogun në të gjitha fushat.

Teherani mohon se furnizon Moskën me raketa.

Edhe Gjermania ka kritikuar Iranin për mbështetjen që i jep “luftës së agresionit” të Rusisë kundër Ukrainës, teksa Ministria e Jashtme gjermane tha se raketat iraniane mund të përdoren për të sulmuar tokën evropiane.

Në një deklaratë të përbashkët, Franca, Gjermania dhe Britania dënuan transferimin e armëve të tilla dhe i cilësuan si “përshkallëzim nga Irani dhe Rusia”, duke shtuar se ky përshkallëzim paraqet “kërcënim direkt për sigurinë evropiane”.

Ekspertët kanë thënë se raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi mund të ndihmojnë Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës fqinje. Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, veçse përdor dronë iranianë në fushëbetejë./ REL

Ju sugjerojmë

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

5 Janar, 2026 9:46 pm
Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
Bota

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

5 Janar, 2026 8:47 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

5 Janar, 2026 8:27 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Ekspertët parashikojnë rënie prej rreth 20 përqind të prodhimit të misrit në Shqipëri

Ekspertët parashikojnë rënie prej rreth 20 përqind të prodhimit të misrit në Shqipëri

Ushtria izraelite: Mund të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Ushtria izraelite: Mund të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Krah Lindës e djalit Zaho, Rama ndjek ndeshjen në stadiumin “Air Albania”

Krah Lindës e djalit Zaho, Rama ndjek ndeshjen në stadiumin "Air Albania"

TE FUNDIT

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
5 Janar, 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër...

Lexo më shumë

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
5 Janar, 2026

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të...

Lexo më shumë

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com