Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA i hap rrugën bashkëpunimit bërthamor civil me Indinë

2025/01/07 at 4:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA i hap rrugën bashkëpunimit bërthamor civil me Indinë

Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet ndaj Indisë në fushën e energjisë bërthamore, që përkoi me vizitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Nju Deli. Zoti Sullivan e cilësoi bashkëpunim Indi-SHBA “jetik” për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ekspertët e sigurisë presin që bashkëpunimi me Indinë të vazhdojë edhe gjatë presidencës së republikanit Donald Trump.

Ambiciet e Indisë për energji bërthamore përballen me më pak kufizime tani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në Nju Deli.

“Shtetet e Bashkuara tani po finalizojnë hapat e nevojshëm për të hequr rregulloret e vjetra që kanë penguar bashkëpunimin bërthamor civil midis entiteteve kryesore bërthamore të Indisë dhe kompanive amerikane. Dokumentet zyrtare do të miratohen së shpejti dhe kjo do të jetë një mundësi për të tejkaluar disa nga fërkimet e së kaluarës”, tha ai.

Rregullat indiane më parë krijonin pengesa për kompanitë amerikane që shpresonin të ndërtonin termocentrale në Indi, sepse sipas tyre përgjegj[sia në rast aksidentesh binte mbi ndërtuesin ose furnizuesin e termocentraleve bërthamore.

Presidenti Joe Biden i ka ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet e Uashingtonit me Nju Delin. Në shtator ai priti kryeministrin Narendra Modi në shtëpinë e tij për mbledhjen e parë të udhëheqësve të katër vendeve, që synojnë të jenë si kundërpeshë ndaj Pekinit.

Analistët në Uashington thonë se vizita e zotit Sullivan filloi me një njoftim të rëndësishëm mbi bashkëpunimin në sektorët e hapësirës, mbrojtjes dhe fusha të tjera, që synojnë të theksojnë për administratën e ardhshme amerikane rëndësinë që kanë marrëdhëniet me Indinë.

“Mendoj se kjo vërtet thekson me forcë faktin se India ka përparësi të madhe, madje më të madhe se disa nga partneritetet tona të tjera”, thotë eksperti Rick Rossow nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Partneriteti është rritur pavarësisht dallimeve mes dy vendeve mbi çështjet si lidhjet e vazhdueshme të Indisë me Moskën pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Eksperti amerikan Rossow beson se bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vazhdojë dhe ai përmend raportin e mirë personal të Presidentit të zgjedhur Trump me kryeministrin indian Modi. Tensionet këtë radhë mund të jenë në sferën ekonomike.

“Do të keni më pak mbështetje për investimet e jashtme, shumë më tepër trysni ndaj Indisë për të blerë mallra amerikane, si hidrokarbure apo pajisje të mbrojtjes, mbi të cilat qeveria e Indisë në fakt ka kontroll. Pra, ana ekonomike është ajo ku unë jam pak më i shqetësuar. Mendoj se India do të jetë më mirë se shumë nga partneritetet tona kryesore në katër vitet e ardhshme”, thotë ai.

Dy vendet po i forcojnë këto marrëdhënie në janar./VOA

Ju sugjerojmë

Slloveni përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Slloveni përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Para
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck arrijnë marrëveshjen e divorcit, çfarë përfiton secili

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck arrijnë marrëveshjen e divorcit, çfarë përfiton secili

Meta reagon nga qelia: E pyeta SPAK çfarë bëhet me hetimet e inceneratorëve

Meta reagon nga qelia: E pyeta SPAK çfarë bëhet me hetimet e inceneratorëve

Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

TE FUNDIT

Slloveni përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Slloveni përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
21 Korrik, 2025

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër. Raportet për dëmet...

Lexo më shumë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
21 Korrik, 2025

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com