Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

2022/12/23 at 5:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërgesë me armë nga Koreja e Veriut për të furnizuar forcat ruse në Ukrainë, një shenjë e rolit në zgjerim të këtij grupi në luftën kundër Kievit, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Grupi Wagner po kërkon në mbarë botën furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare.

“Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përmbushur një dërgesë fillestare të armëve për grupin Wagner. Pagesa për armët u bë nga grupi Wagner. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa në Rusi për përdorim nga grupi Wagner”, tha zoti Kirby.

Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters. Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka një personel prej 50,000 personash në Ukrainë, duke përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar, të rekrutuar nga burgjet ruse, tha zoti Kirby.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, sasia e armëve të dërguara nga Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, por se Pheniani pritet të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ruse në Ukrainë.

Në nëntor, pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani po furnizonte në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër “të konsiderueshëm” predhash artilerie, Koreja e Veriut tha se nuk kishte bërë kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë.

Misionet diplomatike ruse dhe koreano-veriore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara akuzuan Phenianin dhe Moskën për shkelje të sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut dhe do të ndajnë informacionin e tyre me komitetin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Korenë e Veriut, tha në një deklaratë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Pheniani ka prodhuar raketa balistike të afta të godasin pothuajse çdo cep të botës, thonë ekspertët e armëve, si dhe armë të tjera me rreze më të shkurtër veprimi.

Zoti Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar gjithnjë e më shumë Grupit Wagner, në pronësi të aleatit të Putinit, Yevgeny Prigozhin, për ndihmë në Ukrainë, ku forcat ruse kanë ngecur në përpjekjen e tyre për të rrëzuar qeverinë e Kievit.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Grupit Wagner, duke e akuzuar atë për operacione klandestine në emër të Kremlinit.

Zoti Putin ka thënë se grupi nuk përfaqëson shtetin rus, por se kontraktorët privatë ushtarakë kanë të drejtë të punojnë kudo në botë për sa kohë që nuk shkelin ligjin rus.

SANKSIONET NDAJ GRUPIT WAGNER

Administrata e Presidentit Biden njoftoi të mërkurën se ka vendosur kufizime të reja mbi eksportet e teknologjisë së lartë për Grupin Wagner në një përpjekje për të pakësuar më tej furnizimet e tij.

Në javët në vazhdim ndaj kompanisë Wagner do të vendosen sanksione nga më shumë vende të tjera të botës, tha zoti Kirby.

Biznesmeni rus Prigozhin po shpenzon më shumë se 100 milionë dollarë në muaj për të financuar operacionet e grupit Wagner në Ukrainë, por ka hasur në probleme me rekrutimin e rusëve për të luftuar atje, tha zëdhënësi Kirby.

Grupi Wagner, i përbërë nga veteranë të forcave të armatosura ruse, ka luftuar edhe në vende të tjera të botës si në Libi, Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.

Shërbimet amerikane të zbulimit thonë se grupi Wagner ka luajtur një rol të madh në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmutit, ku rreth 1,000 luftëtarë të tij janë vrarë në javët e fundit, shumica prej tyre të dënuar, tha zoti Kirby.

Brenda Rusisë, ndikimi i biznesmenit Prigozhin po zgjerohet dhe pavarësia e grupit të tij nga Ministria ruse e Mbrojtjes “është rritur gjatë 10 muajve të kësaj lufte”, tha Kirby, pa dhënë prova.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se në disa raste, zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë ishin në varësi të forcave të grupit Wagner.

Drejtuesi i këtij grupi, Prigozhin ka kritikuar gjeneralët dhe zyrtarët rusë të mbrojtjes për paraqitje të dobët që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës./ VOA

Ju sugjerojmë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Para
Basketboll, grushte mes lojtarëve e tifozëve

Basketboll, grushte mes lojtarëve e tifozëve

Kosovë/ Pesë persona akuzohen për terrorizëm

Kosovë/ Pesë persona akuzohen për terrorizëm

Rruga Porto Romano-Durrës, Rama: Kanë përfunduar shtresat asfaltike në lotin 3

Rruga Porto Romano-Durrës, Rama: Kanë përfunduar shtresat asfaltike në lotin 3

TE FUNDIT

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com