Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Ekonomia u rrit ndjeshëm nga korriku në shtator

2020/10/29 at 6:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Ekonomia u rrit ndjeshëm nga korriku në shtator

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë. Rritja erdhi ndërkohë që bizneset filluan të rihapen dhe konsumatorët, të mbështetur nga ndihma qeveritare e koronavirusit, nisën të shpenzonin përsëri në kushtet e pandemisë.

Shifrat e rritjes së tremujorit të tretë kompensojnë pjesërisht rënien prej 9% në periudhën prill-qershor kur pjesa më e madhe e jetës ekonomike të vendit u mbyll për shkak të koronavirusit, që erdhi në SHBA nga Kina dhe Evropa.

Rritja e tremujorit të tretë është raporti i fundit i madh ekonomik para zgjedhjeve presidenciale dhe për kongresin të martën e ardhshme dhe mund të shërbejë si mbështetje për pohimet e Presidentit republikan Donald Trump në garën e tij kundër sfiduesit demokrat Joe Biden se vendi po ecën drejt rimëkëmbjes së shpejtë.

Presidenti Trump, në një koment në Twitter, e quajti shifrën e re “Më të madhen dhe më të mirën në historinë e vendit”. “Viti i ardhshëm, shkruante ai, do të jetë FANTASTIK !!! E megjithatë, Joe Biden Gjumashi dhe ngritja e taksave në nivel rekord e propozuar prej tij, do t’i shuanin të gjitha. Pra, jam i lumtur që ky numër i shkëlqyer i PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) doli para 3 nëntorit.”

Zoti Biden tha në një deklaratë: “Po, vërtet PBB u rrit në tremujorin e fundit, por vizitat në bankat e ushqimit nuk janë ngadalësuar dhe varfëria është rritur. Afrikano-amerikanët dhe latinët ende përballen me norma dyshifrore papunësie. Barra e shtuar pas përgjigjes së dështuar të pandemisë nga ana e Presidentit Trump ka detyruar shumë gra të largohen plotësisht nga fuqia punëtore.”

“Rimëkëmbja, – tha zoti Biden, – po ngadalësohet në mos po ndalet; rimëkëmbja që po ndodh është duke ndihmuar ata që janë në krye por duke lënë pas dhjetëra miliona familje punëtore dhe biznese të vogla”.

Rritja tre-mujore përkthehet në një normë vjetore prej 33.1%, një shifër fare e pazakontë në një vend që është mësuar me rritje vjetore prej 2% deri në 3%.

Ekonomistët thonë se presin që ekonomia e SHBA, më e madhja në botë, të përparojë përsëri në tre muajt e fundit të vitit, por jo aq shpejt sa në tremujorin e tretë. Por Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar pritet të jetë më i vogël sesa ai në fund të vitit 2019.

Pasiguria qëndron në faktin se SHBA tani po regjistron një numër të madh rastesh të reja me koronavirus – 70,000 ose më shumë në ditë – gjë që mund të frenojë tregtinë, pasi disa zyrtarë shtetërorë po rivendosin kufizimet në bizneset që i kishin hequr ato më parë.

Nëse do të ketë më shumë ndihmë qeveritare për koronavirusin dhe kur mund të vijë kjo ndihmë, përtej 3 trilionë dollarëve të shpenzuar deri tani, kjo gjithashtu mbetet e paqartë.

Në ditët që mbeten para zgjedhjeve të së martës, Presidenti Trump nga njëra anë dhe ligjvënësit e përçarë republikanë dhe demokratë nga ana tjetër, nuk kanë arritur dot marrëveshje mbi një paketë të re ndihme, as mbi përmasat e saj dhe as mbi atë se kush saktësisht mund të përfitonte prej saj.

Ekziston vetëm një dakordim i gjerë për të dërguar një seri të dytë çeqesh prej 1,200 dollarë secili tek shumica e amerikanëve të rritur dhe për të vazhduar pagesat e rritura të papunësisë, përveç ndihmave më pak bujare që japin qeveritë e shteteve.

Kongresi, në një sesion pas zgjedhjeve të së martës, mund të veprojë në lidhje me paketën e ndihmës për koronavirusin, ose të presë derisa fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden, të bëjë betimin për një mandat të ri presidencial më 20 Janar./ VOA

Ju sugjerojmë

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
Bota

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

29 Janar, 2026 8:45 am
Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:34 am
“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Para
Tragjedia në minierë/Pronari i dyqanit:Minatori ushqimet i merrte me listë

Tragjedia në minierë/Pronari i dyqanit:Minatori ushqimet i merrte me listë

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/14 viktima, rritet numri i rasteve të reja

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/14 viktima, rritet numri i rasteve të reja

PD: Trajtimi i COVID-19 është falas, qeveria po shkel ligjin

PD: Trajtimi i COVID-19 është falas, qeveria po shkel ligjin

TE FUNDIT

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
29 Janar, 2026

Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për...

Lexo më shumë

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
29 Janar, 2026

Autoritetet meksikane njoftuan të mërkurën arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në të shtënat që lanë 11 të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
29 Janar, 2026

Një video e re që tregon një përplasje fizike mes Alex Prettit dhe agjentëve federalë është publikuar, më shumë se...

Lexo më shumë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
29 Janar, 2026

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com