Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA do të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë? Reagon kryeministri Kurti

2020/03/10 at 8:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA do të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë? Reagon kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson që trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova.

“Kemi parë një dëshirë të djalit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Nëse ajo dëshirë bëhet vendim i presidentit amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind, ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA-ja e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”, ka thënë Kurti pas një tubimi elektoral që partia e tij e mbajti në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të Podujevës.

Ai theksoi se SHBA-ja duhet të qëndrojë në gjitha format e saj shtetërore në Kosovë, me ambasadë, ekonomi, kulturë dhe mbrojtje.

“Jemi për partneritet e aleancë të fuqishme”, shtoi Kurti.

Këto deklarata vijnë pasi të martën, Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri jehonë deklaratës së senatorit amerikan, David Perdue, në të cilën ai thoshte se “në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.

Deklarata gjeti mbështetjen edhe të të dërguarit të posaçëm të Presidentit Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit, Richard Grenell.

Grenell ka kohë që po kërkon nga autoritetet e Kosovës të heqin plotësisht tarifën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.

SHBA-ja e ka kundërshtuar planin e kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës në mënyrë graduale.

Por, Kurti duket se nuk ka ndryshuar qëndrim, pasi e rikthesoi edhe njëherë qëndrimin e tij se tarifa duhet të hiqet në mënyrë graduale.

“Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale, duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual. Jam i bindur se kjo është rruga e duhur përpara dhe qëndrimi më racional dhe më i dobishëm për vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Heqjen e tarifës e ka kërkuar të martën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i kërkoi qeverisë që urgjentisht të mblidhet dhe të plotësojë kërkesat amerikane.

Ndërkaq, partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se mbështet heqjen e pakusht të tarifës.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos tarifa 100 për qind nga qeveria e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
Aktualitet

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

1 Tetor, 2025 2:35 pm
Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
Bota

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

1 Tetor, 2025 1:56 pm
Para
Rama bëri ftesë për bashkëpunim, Meta thërret në takim ministren

Rama bëri ftesë për bashkëpunim, Meta thërret në takim ministren

Koronavirusi/ Mbi 10 mijë të prekur në Itali teksa vendi është i izoluar

Koronavirusi/ Mbi 10 mijë të prekur në Itali teksa vendi është i izoluar

Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Opinion Live - Rriten frikshëm të infektuarit!

TE FUNDIT

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
1 Tetor, 2025

Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje. Teksa ka ndarë një video nga prishja...

Lexo më shumë

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
1 Tetor, 2025

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për...

Lexo më shumë

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
1 Tetor, 2025

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit,...

Lexo më shumë

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
1 Tetor, 2025

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për Gazën, duke e bërë atë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com