Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

2024/09/18 at 8:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, sipas zyrtarëve amerikanë, “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.”

Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet për mineralin e litiumit kanë nxitur protesta të gjera kundër qeverisë në Serbi, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se po bëhen përpjekje për të rrëzuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se është njoftuar nga shërbimet ruse të zbulimit se në Serbi po përgatiten “trazira të gjera dhe puç” nga fuqitë perëndimore që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Ai nuk ka thënë se për cilat vende perëndimore bëhet fjalë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës.

Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron përkrahjen e fuqishme të qeverisë amerikane për investitorët amerikanë dhe projektet për energji të pastër” dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit./VOA

Ju sugjerojmë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
Kronikë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

31 Maj, 2025 3:40 pm
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
Rajoni

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

31 Maj, 2025 3:34 pm
Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
Bota

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

31 Maj, 2025 3:24 pm
Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz
Bota

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

31 Maj, 2025 3:09 pm
Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve
Kronikë

Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve

31 Maj, 2025 2:54 pm
Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
Aktualitet

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon

31 Maj, 2025 2:33 pm
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari
Kronikë

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

31 Maj, 2025 2:31 pm
Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Para
OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti

OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti

Çfarë dihet për mjetet shpërthyese që kishin si objektiv Hezbollahun?

Çfarë dihet për mjetet shpërthyese që kishin si objektiv Hezbollahun?

“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim

“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim

TE FUNDIT

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
31 Maj, 2025

Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve...

Lexo më shumë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
31 Maj, 2025

Drejtuesi i një automjeti tip Audi është gjobitur me 12 000 lekë të rinj pasi kreu manovra të rrezikshme duke...

Lexo më shumë

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
31 Maj, 2025

Edhe në përpjekjen e 24-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Për të 16-ën herë me radhë nuk pati kuorum...

Lexo më shumë

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
31 Maj, 2025

Hamas thuhet se i ka dhënë një “përgjigje pozitive”, ndonëse “me disa vërejtje”, propozimit të paraqitur nga i dërguari i Shtëpisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com