Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Britania ndërmarrin goditje masive kundër rebelëve Houthi në Jemen

2024/01/12 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Britania ndërmarrin goditje masive kundër rebelëve Houthi në Jemen

Ushtria amerikane dhe ajo britanike, me mbështetjen Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, ndërmorën të enjten sulme ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden përmes një deklarate për shtyp.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak gjithashtu njoftoi për sulmet ndaj grupit Houthi.

Ai tha se sulmet e groupit Houthi kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, kanë rrezikuar tregtinë dhe kanë kërcënuar lirinë e lundrimit.

“Më shumë se 50 vende janë prekur nga 27 sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare. Ekuipazhet nga më shumë se 20 vende janë kërcënuar ose janë marrë peng në akte piraterie”, shprehet presidenti Biden.

Ai shtoi se “nuk do të hezitojë të urdhërojë masa të mëtejshme” për të mbrojtur njerëzit dhe tregëtinë e lirë.

Sulmet u kryen me raketa Tomahawk të lëshuara nga anijet dhe avionë luftarakë, thanë zyrtarë amerikanë për agjencinë Associated Press. Objektivat ushtarake përfshinin qendra logjistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo armësh, thanë zyrtarët.

​Sulmet ishin përgjigjia e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sulmi i koordinuar ushtarak vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet./VOA

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Para
Shqipëria përkeqësohet në indeksin e progresit social, s’kemi liri, bien treguesit e arsimit

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e progresit social, s'kemi liri, bien treguesit e arsimit

I vrau vëllanë pasi i përdhunoi vajzën, gruaja shqiptare del kundër burrit: Nuk e takoj në burg, është njeri i keq

I vrau vëllanë pasi i përdhunoi vajzën, gruaja shqiptare del kundër burrit: Nuk e takoj në burg, është njeri i keq

Pse dalin në rrugë gjithnjë e më shumë fermerë evropianë?

Pse dalin në rrugë gjithnjë e më shumë fermerë evropianë?

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
30 Qershor, 2025

Ditën e hënë, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
30 Qershor, 2025

Dashi Sot është një ditë tensioni për ju të cilën do ta përjetoni më shumë me miqësinë. Ana profesionale duket...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com