Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, demokratët investojnë 15 milionë dollarë për fushatë në 7 shtete vendimtare

2024/07/16 at 7:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, demokratët investojnë 15 milionë dollarë për fushatë në 7 shtete vendimtare

Demokratët do të investojnë 15 milionë dollarë në shtatë shtete me rëndësi kritike për zgjedhjet e nëntorit, një përpjekje e fushatës presidenciale në shenjë kundërpeshe ndaj Kuvendit të Republikanëve. Fushata ka filluar ndërsa janë shtuar zërat në Partinë Demokratike që i kërkojnë Presidentit Joe Biden të tërhiqet nga zgjedhjet e nëntorit.


Komiteti Kombëtar Demokratik njoftoi se fondet janë një investim në degët shtetërore të partisë, me qëllim që t’i ndihmojnë ato të hapin më shumë zyra në terren dhe të zgjerojnë personelin. Financimi do t’u mundësojë demokratëve që të hapin zyra shtesë përtej 217 zyrave ekzistuese të koordinuara të fushatës që punojnë për rizgjedhjen e zotit Biden. Sipas njoftimit, këto zyra në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Karolinën e Veriut, Nevada, Pensilvani dhe Viskonsin punësojnë tashmë mbi 1100 punonjës.

Tre milionë dollarë do të dërgohen në Viskonsin; gati 2 milionë dollarë në Pensilvani, Miçigan dhe Nevada; pothuajse 1.5 milion dollarë në Arizona; më shumë se 1.2 milion dollarë në Karolinën e Veriut; dhe më shumë se 1 milion dollarë në Xhorxhia.

Shpenzimi ishte planifikuar përpara se ish-presidenti Donald Trump të plagosej në një tentativë për vrasje gjatë tubimit të tij në Pensilvani të shtunën. Ky incident bëri që ekipi i fushatës së zotit Biden të ndryshojë përkohësisht strategjinë. Me gjithë atentantin, ish Presidenti Trump po merr pjesë në kuvendin e partisë dhe do të pranojë emërimin e partisë republikane të enjten.

Javët e fundit ekipi i fushatës së ish-Presidentit Trump ka hapur disa zyra të reja në terren, përfshirë në zonat kryesore zgjedhore, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar Republikan.

“Ne kemi paguar për personel dhe programe në terren në çdo shtet ku rezultati mund të ndikojë në zgjedhje dhe ato po zgjerohen çdo ditë”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt. “Operacioni ynë agresiv është i përqendruar në rritjen e votave dhe nxjerrjen në pah të dallimeve” midis kandidatëve Trump dhe Biden.

Komiteti Kombëtar i Demokratëve për muaj të tërë ka thënë se operacioni në rritje i fushatës së saj në terren mund të ndihmojë në rezultatin e zgjedhjeve që pritet të jetë i ngushtë. Disa demokratë po përpiqen të zhvendosin vëmëndjen nga debatet e brendshme nëse Presidenti Biden duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen pas paraqitjes së dobët në debatin televiziv me zotin Trump dhe pavarësisht nga dinamika e ndryshimit të fushatës pas plagosjes së ish-Presidentit fundjavën e kaluar.

Presidenti Biden dhe ekipi i tij kanë shtuar përpjekjet të sigurojnë ligjvënësit dhe donatorët e shqetësuar, si dhe votuesit skeptikë, se, pavarësisht moshës 81-vjeçare, presidenti demokrat mund të fitojë në nëntor. Pothuajse 20 ligjvënës demokratë megjithatë i kanë bërë thirrje publikisht zotit Biden të tërhiqet.

“Demokratët nuk po i lënë asgjë rastësisë dhe po investojnë shumë në terren për të siguruar që Joe Biden dhe Kamala Harris të fitojnë këto zgjedhje”, tha në një deklaratë kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison. “Ishte gjithmonë e pritshme që këto zgjedhje të kishin rezultat të ngushtë dhe pavarësisht nga ajo që thonë mediat, rezultati i tyre do të varet nga prania e partive dhe pjesëmarrja në shtetet që nuk janë bastion i asnjërës palë”.

Kryetarja e Partisë Demokrate të Arizonës, Yolanda Bejarano tha se zyrtarët e shtetit dhe fushata e Presidentit Biden hapën një zyrë të 15-të fushate në Arizonë gjatë fundjavës. Ajo shtoi se “këto zgjedhje do të fitohen duke shkuar nga dera në derë, duke folur me njerëzit për çështjet për të cilat ata interesohen”.

“Kjo është koha e përkryer (për ta bërë këtë) nga pikëpamja ime”, tha zonja Bejarano për investimin e Komitetit Kombëtar Demokrat. “Ne kemi nevojë për burime për të bërë punën, për të punësuar njerëz, për të pasur takime në të gjithë shtetin, për të përcjellë mesazhin përmes reklamave në media.”/VOA



Ju sugjerojmë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe
Aktualitet

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
Para
Kosovë, hapet programi për nxitjen e investimeve nga emigrimi

Kosovë, hapet programi për nxitjen e investimeve nga emigrimi

Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
















TE FUNDIT

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
17 Maj, 2025

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Lexo më shumë

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
17 Maj, 2025

Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për qarkun e Tiranës, pa prodhuar ndonjë ndryshim rezultati për kandidatët....

Lexo më shumë

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
17 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com