Numri i luftëtarëve të huaj që shkonin në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e të ashtuquajturit Shteti Islamik për ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit ka një rënie të konsiderueshme, tha gjenerali amerikan, Peter Gersten.
Ai u tha gazetarëve në Pentagoni se vitin e kaluar në Bagbad brenda muajit mbërritën 1,500 – 2,000 luftëtarë të huaj që u janë bashkuar asaj organizate, transmeton Indeksonline.
“Tani që një vit që është duke u luftuar kundër këtij armiku, ne vlerësojmë se numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë atje është në rënie, tani në muaj ka më pak se 200 luftetarë që i bashkohen.
Gjenerali amerikan i atribuohet kësaj së do të ketë edhe rënie të sulmeve në botë nga ISIS.
Por, ai thotë se sulmet e Amerikës kundrejt ISIS-it do të jenë në rritje deri në zhdukje të kësaj organizate.
Gersten, thotë se pas lumeve që i bëri Amerika ISIS-it ata kanë pasur humbje të mëdha monetare, por edhe morale “tani ata nuk kanë si të paguajnë luftën e tyre dhe do të tërhiqen”.