Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Arrin në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

2020/03/02 at 9:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Arrin në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në SHBA, tre njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit, duke e çuar në 6 numrin e vdekjeve në të gjithë vendin, thanë të hënën zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.


“Po raportojmë sot katër raste të reja,” tha në Twitter Jeffrey Duchin, një zyrtar shëndetësie në shtetin Uashington. “Nga katër rastet, dy kanë vdekur. Përveç kësaj, një nga personat e raportuar më parë prej nesh ka vdekur,” tha ai.

Gjithsej në SHBA janë raportuar deri tani më shumë se 80 raste.

Presidenti Donald Trump pritet të takohet me drejtuesit e industrisë farmaceutike. Takimi ishte planifikuar qysh më parë për të diskutuar mbi çmimet e barnave, por tani fokusi do të jetë koronavirusi. Në mbledhje marrin pjesë Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe anëtarët e grupit të tij të punës për koronavirusin.

“Bëhet fjalë për një vaksinë, mbase edhe një kurë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën u rrit në mbi 3,000 ndërsa numri i personave të konfirmuar me koronavirus në gati 90,000.

ITALIA, VENDI MË I PREKUR NË EVROPË

Në Itali, numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit të hënën në 52 nga 34 që ishte një ditë më parë. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Itali, vendi më i prekur i Evropës, e kaloi shifrën 2 mijë.

Rritja e vdekjeve ishte më e madhja që nga shpërthimi i virusit që u shfaq 10 ditë më parë në rajonet e pasura veriore të Lombardisë dhe Venetos.

Lombardia, e cila përfshin kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, ka marrë deri tani goditjen më të fortë, me 38 viktima.

NË VENDE TË TJERA

Koreja e Jugut njoftoi për 600 raste të reja të hënën, ndërsa kreu i një grupi fetar që ka lidhje me shumicën e rasteve në atë vend, Lee Man-hee tha se kisha e tij po bashkëpunonte me qeverinë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“I kërkoj ndjesë popullit si përfaqësues i Kishës Shincheonji. Nuk ishte e qëllimshme por shumë pacientë janë infektuar”, tha ai.

Zyrtarët u kanë kërkuar prokurorëve që të shqyrtojnë mundësinë e akuzave për vrasje kundër udhëheqjes së grupit, pasi nuk kishte bashkëpunuar me përpjekjet e qeverisë për të ndalur përhapjen e virusit.

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me nënpresidentin Mike Pence, që po drejton përpjekjet e administratës kundër sëmundjes, si edhe drejtues të kompamive farmaceutike.

Në Shtetet e Bashkuara zyrtarët e shëndetësisë thanë se virusi mund të ketë qenë i pranishëm dhe nuk është diktuar në komunitet, për javë të tëra. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, njoftoi për rastin e parë në këtë shtet.

Të hënën u njoftuan dy rastet e para në Indonezi që zyrtarët e shëndetësisë thonë se e kishin burimin nga një shtetas japonez i prekur nga virusi.

Rastet janë konfirmuar në të paktën 60 vende dhe virusi ka infektuar mbi 89 mijë vetë që kur u shfaq në dhjetor.

Italia është vendi që është goditur më rëndë në Evropë dhe të dielën numri i rasteve arriti në rreth 1,700. Zyrtarët parashikojnë që ky numër të rritet.

Po të dielën muzeu i Luvrit në Paris mbylli dyert për vizitorët pasi personeli i tij vendosi përmes sindikatës që e përfaqëson që të mos punojë për shkak të frikës nga koronavirusi. Franca njoftoi për dy persona të tjerë që kanë humbur jetën, duke e çuar në katër numrin e viktimave në këtë vend.

Në Britani, kryeministri Boris Johnson tha se gjasat janë që virusi të përhapet në vend.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se ky është një problem që mendoj se do të rëndohet në këtë vend në ditët dhe javët e ardhshme, prandaj ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta përballuar”, tha ai./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
“Presidenti nuk e shpërndanë Parlamentin”, Meta i përgjigjet Ramës

“Presidenti nuk e shpërndanë Parlamentin”, Meta i përgjigjet Ramës

OBSH: Koronavirusi është ende i përqendruar në pesë vende

OBSH: Koronavirusi është ende i përqendruar në pesë vende

Çfarë do të ndodhë pas 15 marsit? Flet Ilir Meta

Çfarë do të ndodhë pas 15 marsit? Flet Ilir Meta
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}