Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, akuza për krijimin e një stacioni policor sekret kinez në Nju Jork

2023/04/18 at 9:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, akuza për krijimin e një stacioni policor sekret kinez në Nju Jork

Organet amerikane të rendit kanë arrestuar dy banorë të Nju Jorkut që dyshohet se drejtonin një “stacion policor sekret” kinez në lagjen Chinatown të Manhatanit, thuhet në një deklaratë të publikuar të hënën nga kryeprokurori federal në Bruklin.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se janë ngritur akuza edhe për 44 oficerë kinezë të sigurisë në lidhje me përpjekjet e Kinës për të goditur disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për komplot për të vepruar si agjentë të qeverisë së Kinës pa informuar autoritetet amerikane dhe për pengim të drejtësisë, thanë prokurorët.

Ata pritet të dalin para gjykatës federale në Bruklin më vonë të hënën.

Akuzat vijnë ndërsa Departamenti i Drejtësisë vazhdon të zgjerojë hetimet lidhur me ato që i cilëson si përpjekje të vendeve kundërshtare si Kina dhe Irani për të frikësuar kundërshtarët e tyre politikë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të sovranitetit tonë nga qeveria kineze, duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të Nju Jorkut”, tha në një deklaratë kryeprokurori federal, Breon Peace.

Prokurorët thonë se i akuzuari Lu, në vitin 2018 kërkoi të bindte të kthehej në vendin e tij një individ të kërkuar nga qeveria kineze. Individi në fjalë kishte njoftuar organet e rendit se ishte ngacmuar dhe kërcënuar, thanë hetuesit.

Në vitin 2022, qeveria kineze i kërkoi të pandehurit Lu që të ndihmonte në gjetjen e një individi që jetonte në Kaliforni, i cili konsiderohej aktivist pro-demokracisë, thanë prokurorët.

Prokurorët thanë se dy të pandehurit kishin pranuar në FBI se i kishin fshirë të gjitha komunikimet e tyre me një zyrtar të qeverisë kineze pasi mësuan se ishin nën hetim.

Prokurorët federalë kanë ngritur padi ndaj mbi dhjetë shtetasish kinezë dhe të tjerë nën akuzat për vëzhgim dhe shqetësim të disidentëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Në disa raste ka patur edhe përpjekje për riatdhesim me forcë të individëve të kërkuar nga qeveria kineze.

Arrestimet vijnë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i tha një komisioni të Senatit amerikan në nëntor, se ishte “shumë i shqetësuar” për praninë e stacioneve të tilla në qytetet amerikane.

Ai tha se ngritja e një pranie policore në Shtetet e Bashkuara nga qeveria kineze “shkel sovranitetin” dhe anashkalon bashkëpunimin e organeve të rendit./ VOA

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Vidhte në banesa dhe makina, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Vidhte në banesa dhe makina, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Tritoli në banesën e Dukajve, fqinjët: Dëme të shumta, s’kemi lekë t’i rregullojmë

Tritoli në banesën e Dukajve, fqinjët: Dëme të shumta, s’kemi lekë t’i rregullojmë

Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike

Blinken: Një autokolonë diplomatike amerikane është sulmuar në Sudan

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com