Ambasadorja e SHBA , Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ministren e Kulturës, Elva Margaritin.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja ka theksuar se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri.
Bëhet fjalë për riparim të objekteve kulturore në Krujë, Durrës dhe Prezë. Po ashtu, Kim ka thënë se SHBA do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë./ Opinion.al
.