Ekonomia amerikane ka krijuar 215.000 vende të reja pune në muajin mars, 15.000 më shumë se parashikimet mesatare të analistëve dhe 30.000 më pak se muaji i mëparshëm.
Krijimi i vendeve të reja të punës në SHBA shënoi një rritje në kuota të qëndrueshme në muajin mars, por gjithashtu edhe shkalla e papunësisë u regjistrua me një rritje të lehtë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Punës.
Pavarësisht nga rritja e qëndrueshme e krijimit të vendeve të reja të punës, shkalla e papunësisë shënoi rritje me një të dhjetën e një pike ne 5 për qind, kryesisht për shkak të prurjeve të reja në tregun e punës.