Thimio Çobo, 52 vjeçari që u zbrit prej autobuzit urban në Berat nga policia e shtetit pa asnjë shpjegim, është mbajtur për 6 orë në polici dhe më pas është liruar duke i kërkuar falje.
Por për deputetin demokrat Genc Pollo, kjo ka ndodhur për shkak se Çobo është anëtar i Partisë Dmokratike, duke goditur kështu Partinë Demokratike.
Çobo kishte shprehur një sharje publike ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sot vizitonte Beratin. Dhe kjo sipas deputetit demokrat, mjaftoi që policia ta “sulmonte”.
Pollo ka pstuar në facebook dy foto me 52 vjeçarin ku shkruan: Me Thimio Çobo në Berat. Bëri sot 6 orë qeli sepse paskej sharë Edi Ramën.