Ilir Meta është pyetur në konferencën e sotme për shtyp (e cila po vazhdon) edhe për akuzat e Kryeministrit Rama ndaj gjyqtarit Aliaj që dha vendimin për pezullimin e Çakos.
“Për fat të mirë s’kam qenë këtu dhe s’doja të dëgjoja akuza mes institucioneve. Shteti i së drejtës duhet të triumfojë në çdo rast. Mbështes pavarësinë ndaj institucioneve dhe respektimin e ligjit. Institucionet duhet të bashkëpunojnë”, tha Meta.
Kryetari i Kuvendit sapo është kthyer nga SHBA dhe ka nisur punën me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Më tej ai doli në konferencë për mediat, ku tha se i ka bërë ftesë zyrtare Bashës për tu takuar dhe për të votuar reformën në drejtësi.