Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shantazhi ndaj gjykatave: Neni që shkarkon Erion Veliajn si kryebashkiak

2016/05/13 at 12:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Sherr në Opinion. Sazan Guri-Veliajt: Ik Vizitohu: Veliaj: A je në metro…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rrezikon shkarkimin për shkak të presionit të ushtruar ndaj gjykatësve, lidhur me anulimin e lejes së ndërtimit të një pallati tek diga e liqenit. Bëhet fjalë për presion të ushtruar qoftë nëpërmjet deklaratave politike në rrjetet sociale, media apo konferenca për shtyp, por edhe nëpërmjet protestës së organizuar ditën e djeshme para Gjykatës Administrative.

Rezulton se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në pikën 3 të këtij neni, qartësisht thuhet se: “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.” Ndërkohë në po të njëjtin nen, por në pikën 1 thuhet se “Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.”.

Pra referuar nenit në fjalë, rezulton se Veliaj ka shkelur Kushtetutën e Republikës.

neni115

Ndërkohë pika 1 e nenit 115 të “Ligjit Themeltar të Shtetit”, thotë se “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë neni115qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.”

Por në fakt, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mbrojtur Kryebashkiakun Erion Veliaj në këtë çështje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se protesta të tilla janë fare normale në Amerikë, ndërsa vë në dukje se opozita ka marrë peng reformën në drejtësi.

neni-145-720x387-700x376

“Pengmarrësit e drejtësisë e të Reformës në Drejtësi na janë zemëruar nga protesta e bashkisë përpara gjykatës se na qenka një hata e paparë! Dikush t’u tregojë shejtanbudallenjve ndonjë pamje nga manifestimet e panumërta të guvernatorëve e të bashkiakeve para gjykatave amerikane!”, shkruan Rama.

Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një deklaratë për mediat e ka dënuar protestën, ndërsa thekson se këto akte dhe veprime të pamenduara sjellin destabilizim të parikuperueshëm, për sistemin gjyqësor, pasi çdo pale ndërgjyqëse në një proçes do t’i perceptojë si të drejtë të tij kundërshtimin me protesta dhe presione politike vendimet që jepen nga gjykatat, në emër të Republikës së Shqipërisë.

Përveç KLD-së, ka qenë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, ai që ka kërkuar nga PD që të nisë procedurat për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “ I bëj thirrje të kërkojë shkarkimin e tij, ndërprerjen e mandatit duke ju referuar neneve të kushtetutës, dhe ligjeve që ndalojnë dhe kanë shpallur vepër penale presionin ndaj gjykatësit dhe gjykatave” është shprehur Berisha sot në seancën parlamentare.

Shkelja e nenit 145 të Kushtetutës duket qartazi që i rrezikon mandatin Erion Veliajt. Ky i fundit dhe mazhoranca e kane marrë edhe njëherë me të qeshur, por me të qeshur humbi mandatin e deputetit edhe Koço Kokëdhima./citynews

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Bleona: Kam kohë pa bërë seks, ky politikan më ofroi për t’u bërë ministre

Bleona: Kam kohë pa bërë seks, ky politikan më ofroi për t'u bërë ministre

Instagram ka një look të ri ! Shumë veta nuk e pëlqejnë

Instagram ka një look të ri ! Shumë veta nuk e pëlqejnë

Bashkia sulmon sërish Presidentin: Kryelodër ilegjitime që flet pallavra

Bashkia sulmon sërish Presidentin: Kryelodër ilegjitime që flet pallavra

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com