Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League. Vendimi është marrë nga UEFA, pas penalizmit të klubit korçar. Partizani është njoftuar nga UEFA se ndeshja e kthimit me Slovan Bratislavën është anuluar dhe skuadra sllovake është kualifikuar automatikisht, ndërkohë që Partizani do të zëvendësojë Skëndërbeun në raundin e dytë të Champions League.
“Pas vendimit të KAS¬it për përjashtimin e Skënderbeut nga sezoni 2016/17 i Ligës së Kampionëve, UEFA vendosi sot që Skënderbeu të zëvendësohet në këtë kompeticion nga Partizani, që e mbylli kampionatin vendas 2015/16 në vendin e dytë. Për pasojë, ndeshja e dytë e vlefshme për turin e parë kualifikues për në Ligën e Europës mes Partizanit dhe Slovan Bratislava do të anulohet”, shkruhet tek njoftimi i UEFA-s.