Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shans për azil në Gjermani? 13 mijë aplikime të përsëritura vetëm këtë vit

2023/11/03 at 11:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shans për azil në Gjermani? 13 mijë aplikime të përsëritura vetëm këtë vit

Mediat gjermane shkruajnë për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor të cilët kanë aplikuar për azil prej disa vitesh me radhë. Shanset e tyre për azil janë të vogla, por ata vazhdojnë të vijnë.

Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së peranave që nuk kanë  të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar, mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta Berlinit Tagesspiegel dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë Süddeutsche Zeitung dhe Bild, shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, megjithëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të zgjidhen pozitivisht.

“Mbiemrat e famshëm”

“Nga disa mbiemra, punëtorët në qendrën e pritjes së refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çfarë vjen më pas: zero mundësi për t’u dhënë azil. Por këto kërkesa shoqërohen me disa muaj ndihmë sociale të ndjekura dhe në fund kërkesa refuzohet. Vitin tjetër, e njëjta histori përsëritet”, shkruan Tagesspiegel, duke cituar burime në disa lande gjermane.

“Kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil”, shkruan e përditshmja gjermane. Kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman të azilit, i cili nuk e kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person. Sepse, siç argumentohet, që nga kërkesa e fundit e bërë dhe refuzuar, situata mund të ketë ndryshuar për aplikantin dhe është e nevojshme t’i jepet një mundësi e re dhe të rishqyrtojë kërkesën.” Kemi raste që i njëjti person bën kërkesë shtatë apo tetë herë” , thotë një punonjëse e qendrës së pritjes.

Zhvendosja vjetore midis Ballkanit dhe Gjermanisë

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) flet për13.000 aplikime të përsëritura vetëm këtë vit. Shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e përmendura të Ballkanit Perëndimor, edhe pse këto vende janë shpallur si vende të sigurta të origjinës, nga mesi i dekadës së fundit. E kjo e bën pothuajse të pamundur që një person nga këto vende të marrë përgjigje pozitive të kërkesave për azil. Përqindja e kërkesave për azil të zgjidhura pozitivisht për shtetasit e këtyre vendeve është nën një përqind.

“Familje të plota nga këto vende lëvizin çdo vit midis vendeve të tyre të origjinës dhe akomodimit për azilkërkuesit në Gjermani,” raporton për Tagesspiegel një punonjës i qendrës së pritjes në landin e Saksonisë së Poshtme. Udhëtimi është gjithashtu i mundur për shkak të heqjes së regjimit të vizave, sepse (përveç Kosovës) shtetasit e këtyre vendeve mund të shkojnë ku të duan në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i azilkërkuesve nga Ballkani është ende i lartë pavarësisht programeve të punësimit për banorët e Ballkanit Perëndimor, të cilat Gjermania i prezantoi në vitin 2015 dhe që mundëson punësim relativisht të lehtë në Gjermani.

Aktualisht po diskutohet nëse refugjatët  dhe azilkërkuesve duhet të marrin ndihma sociale, e kjo ndihmë për familjet me disa fëmijë mund shkojë në mbi dy mijë euro në muaj (në para të gatshme), ose ata marrin edhe kupona për ushqim dhe nevoja të tjera. Heqja e këtyre ndihmave, siç besojnë gjithnjë e më shumë politikanë do të zvogëlonte atraktivitetin e Gjermanisë për azilkërkuesit.

Një problem tjetër është edhe fakti se këto kërkesa të përsëritura i ngarkojnë shërbimet për përpunimin e kërkesave, të cilat tashmë janë në kufi të kapacitetit të tyre për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga vende të tjera si Ukraina, Turqia, Siria dhe Afganistani./DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Përplasi për vdekje një person në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Tre adoleshentë grabisin zyrat e bashkisë së Elbasanit

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Vidhte marketet e Tiranës, arrestohet 36-vjeçari

Kallashnikov, pushkë e municion luftarak në banesë, pamjet e arrestimit të 50-vjeçarit

Kallashnikov, pushkë e municion luftarak në banesë, pamjet e arrestimit të 50-vjeçarit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com