Kombëtarja shqiptare sot ka ndeshjen e fundit dhe vendimtare kundër Rumanisë në rrugën drejt kualifikimit për fazën tjetër të garave në Evropian.
Në rast të fitores, të cilën e pret i gjithë kombi shqiptar, Shqipërisë i shtohen gjasat për kualifikim edhe pse ai do të varet nga rezultatet e kombëtareve tjera në ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve.
Teleskopi.net i ka publikuar rezultatet e ndeshjeve në grupet tjera, të cilat do ta kualifikonin Shqipërinë tutje.
Në grupin D në takimin Turqi – Çeki, në rast se takimi përfundon baras, atëherë Shqipërisë i eliminohet një kombëtare nga gara për vend të tretë.
Në grupin E, kanë rëndësi të dy takimet për sa i përket eliminimit direkt të kundërshtarit tjetër të Shqipërisë për vend të tretë, në rast se ndeshjet Itali – Republikë e Irlandës dhe Belgjikë – Suedi, përfundojnë me fitore të Italisë, respektivisht Belgjikës ose edhe në rast barazimi, atëherë eliminohet edhe një tjetër rival për vend të tretë.
Dhe ndeshja e katërt që i jep gjasa Shqipërisë për kualifikim është ajo e grupit F, Hungari – Portugali, ku në rast të fitores së Hungarisë poashtu eliminohet edhe një tjetër përfaqësuese në garë për vend të tretë që dërgon në 1/8-ën e finales.
Prandaj, mbani në mend këto takime dhe shënoni në kalendarin tuaj për të ditur për kënd të bëni tifo përpos Shqipërisë.
Pra, janë katër takime nga tri grupe që mund të vendosin për fatin e Shqipërisë për kualifikimin historik në 1/8-ën e finales në Evropianin “Francë 2016”.