Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shaj” apo “Fall from the Sky”, dilemë nga epoka e Covid – 19

2020/05/11 at 4:10 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shaj” apo “Fall from the Sky”, dilemë nga epoka e Covid – 19

Nga Albatros Rexhaj-


Versioni anglisht i këngës “Shaj” nga Arilena Ara, kënga fituese në Festivalin e Këngës në RTSH, që publikut evropian i prezantohet si “Fall from the Sky”, për mua si një fans i madh i këngës fituese në festivalin e fundit, përbën një rast tipik të shembullit të keq kur artisti dhe produksioni, në këtë rast RTSH, i bëjnë numra besimit të publikut. Kënga “Shaj”, ajo që ka fituar në festival dhe që ka prekur zemrat e shumë spektatorëve, përfshirë edhe timen, dhe kënga “Fall from the Sky”, mbase kanë të njëjtën vijë melodike dhe këndohen nga po e njëjta këngëtare, por megjithatë ato janë dy këngë krejtësisht të ndryshme. RTSH ka vendosur që “Fall from the Sky” është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, por ajo nuk është kënga që ka fituar në Tiranë dhe që ka zgjedhur publiku dhe juria shqiptare.

Si krijim i mirëfilltë artistik, atëherë kur të tre autorët (kompozitori, varg-shkruesi dhe këngëtari) përfshihen me shpirt, kënga e tejkalon prizmin e një produksioni muzikor duke krijuar një botë të re në vete. Origjinaliteti i kësaj bote të re, joshja dhe intriga që ajo ngjiz, janë arsyet pse rëndom këto këngë shumë shpejt ngjiten me publikun. Nuk fiksohemi pas melodisë, tekstit apo interpretimit, por pas vërtetësisë që ndiejmë se fshihet në botën e këngës. Kjo ka ndodhur edhe me këngën “Shaj” dhe kjo është edhe arsyeja kryesore pse kjo këngë, dhe jo një tjetër, doli fituese.

Sado që e pëlqej Elvanën dhe natyrën e saj, qoftë si këngëtare ashtu edhe si femër, në dilemën kombëtare që kaploi shqiptarët, publikisht u pata rreshtuar përkrah Arilenës. Në gjykimin tim modest, edhe pse atraktive dhe ekzotike në frymë, kënga “Me tana” nuk më ngjiti për shkak se ishte shumë e qartë që kënga ishte krijuar për shije të Eurovisionit dhe jo si një këngë që synonte dashurinë e publikut shqiptar. Theksi këtu është te fryma energjike “turbo-pop” që mendohet se pëlqehet nga publiku, sidomos ai i ish bllokut lindor që ka tanimë për shumë vite e dominon Eurovisionin. Me statuset e mia publik në përkrahje të këngës “Shaj”, jam keqkuptuar nga jo pak miq të mi, të cilët nuk fatkeqësisht nuk mund ta kuptonin se unë thjesht vlerësoja këngën, si tërësi artistike, dhe jo këngëtarët si emra të përveçëm.

Në kontrast me këngën “Me tana”, kënga “Shaj” përçonte vërtetësi në çdo nuancë të karakterit të saj. Vërtetësia e mllefit, nga zhgënjimi deri te rebelimi, që gëlon brenda shpirti të këngës “Shaj” është ajo që mua, në një mënyrë të përnjëhershme, më rekrutoi si një përkrahës të madh publik të Arilenës për fituese të festivalit në RTSH. Për mua, kënga “Shaj” është këngë me botë, është e vërtetë, çdo varg e tingull i interpretimit fle mbi çdo notë të kompozimit, është një manifestim vibrant i kakofonisë shpirtërore, mendore dhe emocionale të asaj që përjeton shqiptari sot që nga dashuria e deri te politika, për ne secila një nuancë absurdi në vete. Ajo revolta sublime pas asaj “dua ta shaj”, tingëllon aq fuqishëm në shqip saqë tejkalon kufijtë e një rrafshi sentimental dhe shtrihet në të gjitha poret e mllefit shqiptar, duke nisur nga polici arrogant në rrugë, faturisti i dritave e deri te kryeministri që ka veshur petkat e kryeplakut që synon mandat të përjetshëm.

Ndërkaq kënga “Fall from the Sky” është një këngë pa botë dhe pa ndonjë mesazh të veçantë që godet diku. Sado që Mikal Blue është një shkrues jo pak i njohur i vargjeve për këngë, megjithatë vargjet e këngës “Fall from the Sky” janë një ri-paketim i një gjëje që bota anglofone e ka stërkonsumuar, prandaj aty ka vetëm një vargëzim fjalësh të bukura, por mungon fuqia goditëse e shpirtit. Vargjet e Mikal Blue janë korrekte, por nuk janë prekëse dhe drithëruese si vargjet e Lindon Berishës te kënga “Shaj”.

Mungesa e emocionit goditës vërehet edhe te interpretimi i Arilenës. Edhe pse përpunimi muzikor i këngës “Fall from the Sky” është dukshëm më i mirë se ai i këngës “Shaj”, edhe pse mbase Arilena mbase edhe kap ndonjë notë më të lartë, interpretimi në anglisht është më i zbehtë. Si dëgjues i kultivuar i muzikës në anglisht, interpretimi i Arilenës te kënga “Fall from the Sky”, nuk më ngjit sepse aty ka diçka që nuk shkon. Kur e krahasoj me këngën “Shaj” dhe emocionin rrëqethës që krijon, e shoh se mungon vërtetësia, besimi i Arilenës në atë interpreton. Te kënga “Fall from the Sky”, Arilena thjesht interpreton, ndërkaq te kënga “Shaj”, Arilena beson te gjithçka që del dhe merr jetë nëpërmjet zërit të saj. Dhe ky detaji i fundit e bën të gjithë diferencën.

E di që ka të atillë që thonë se këngëtari dhe produksioni kanë të drejtë ta ndryshojnë këngën, megjithatë të jemi të qartë se nuk po e sfidoj të drejtën e Arilenës dhe të RTSH-së që të ndryshojnë këngën, por unë vetëm po mbroj votën time dhe entuziazmin tim në favor të këngës “Shaj”. Si një fans i madh i kësaj kënge në Festivalin e këngës në RTSH, ndihem i tradhtuar dhe i shfrytëzuar.

Nëse RTSH ka synuar që në një skenë të madhe evropiane të prezantohemi me një këngë anglisht atëherë është dashur që të konkurrojë kënga “Fall from the Sky” dhe jo të na mashtrojnë me këngën “Shaj”. Sigurisht që në mes të “Fall from the Sky” dhe “Me tana”, që të dyja të menduara për publikun evropian dhe jo si përfaqësuese të këngës moderne shqiptare, mbase do të bëja tifo për një këngë të tretë, sepse qëndroj fuqishëm prapa idesë që kënga, e çfarëdo zhanri, është pjesë e pandashme e identitetit të një populli.

E di që jo pak të tjerë mund të mendojnë ndryshe nga unë, por pasi që Eurovisioni është shtyrë për në vitin 2021, mbase është e udhës që ne, si publik shqiptar, ta diskutojmë gjerësisht këtë çështje, fundja Arilena atje nuk do të prezantojë veten, por këngën shqiptare.

(ky reflektim është tërësisht personal)

Etiketa: albatros rexhajcovid-19shaj


Ju sugjerojmë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Para
VIDEO/ Deputetët në mbledhjet online, nga tensionet tek batutat për shalët

VIDEO/ Deputetët në mbledhjet online, nga tensionet tek batutat për shalët

Koronavirusi, rritet bilanci i viktimave në Brazil

Të zbulosh koronavirusin për 60 sekonda me smartphone

SPAK nis marrjen në pyetje për tenderin e ushqimeve, ja kush dëshmoi sot

GJKKO:Një gjyqtare është testuar për COVID, 20 të paraburgosur janë liruar
















TE FUNDIT

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
8 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që...

Lexo më shumë

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
8 Tetor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, deklaroi se siguria në gjykatat e vendit mungon në 99% të rasteve. Teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com