Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfilata e Class AV – një faqe e re në një libër krejtësisht të ri të modës

2017/05/24 at 11:40 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sfilata e Class AV – një faqe e re në një libër krejtësisht të ri të modës

Nga Albatros Rexhaj Sfilata e organizuar me 12 Maj nga “Class Events” e Alketa Vejsiut nuk përbën një ngjarje të formatit lajm ditor, për të cilën flitet shkurt dhe më pas harrohet. Nga ana konceptuale, eventi ndërthuri tre dimensione përmbajtësore: ishte kartolinë përshëndetëse, si për miqtë ashtu edhe për rivalët, që promovonte identitetin profesional por edhe social të grupit “Class AV”; ngjarje mode me nuanca të lehta të një eventi kulturor; si dhe një përpjekje dinjitoze për të vendosur kornizat e një modeli të ri se si duhet organizuar ngjarjet e tipit të tillë.


Arsyeja pse për këtë ngjarje jam duke shkruar pothuajse dy javë më pas ka të bëjë me ndjesinë e veçantë që më dha ky event si dhe bindjen që kam se kjo ngjarje shënon një pikë kthese në traditën shqiptare të organizimit të ngjarjeve të modës. Sfilata, pothuajse në tërësi, ishte e frymëzuar nga eventet më të mira që mund t’i hasim në Fashion TV, të stilizuara për t’u përshtatur me idenë e Alketës që për pak orë edhe Tirana të bëhet pjesë e traditave të të mira të botës bashkëkohore të modës. Jam i bindur se organizimet që do ndodhin në të ardhmen do të jenë  të ndikuara nga modeli që Alketa Vejsiu ka prezantuar me 12 maj në Plazza International. Thjesht, është një standard i ri që do të ndiqet nga të tjerët.

Anash spektakularitetin dhe frymën High Class të aspektit organizativ, e veçanta e këtij eventi ishte koleksioni ekskluziv i Rezarta Skifterit. Fustanet e Rezit ishin që të gjitha të punuara me dorë, me një frymë tërësisht tradicionale, por të stilizuara që të zënë vendin në trendet bashkëkohore të modës. Krijimet e Rezarta Skifterit nuk ishin thjesht vetëm fustane, por përbënin diçka që mund të cilësohet si kreativitet në veprim. Të menduara thellë, plot detaje dhe të zhvilluara me synimin që të nxitin ndjesinë se fustani është pjesë e pandashme, personalisht do thosha edhe thelbësore, e rritjes shpirtërore të damës që është duke e veshur atë.

Në shumë elemente, ky koleksion i Rezartës përfaqëson një nga shtyllat e frymës që u prezantua së fundmi në London Fashion Week: ka ardhur koha që edhe modës t’i qasemi me pasionet më burimore, ato që shpërthejnë nga vetë instinktet tona themelore. Dhe pikërisht këtë ka bërë Rezarta: ajo i është bindur instinkteve të saja, duke i rezistuar shtytjes që të krijojë diçka në frymën “dernier cri”. Mua, ky koleksion më ka bërë të vetëdijshëm se edhe unë, si shumë të tjerë, në realitet, Rezarta Skifterin e njohim pak. Përkundër pranisë së saj të madhe në media dhe gjetiu, me këtë koleksion, Rezi na tregoi se ajo është një enigmë kreative.

Në evente të tilla jo pakkush pyet: kush nga damat mysafire ishte veshur më me stil dhe me shije? Ndjesë për të gjitha damat e tjera, secila elegante dhe e bukur në mënyrën e vet, por, mua, Marigona Nila – Nina dhe Irena Kita më impresionuan me gjetjet e tyre: thjeshtësi aristokratike, plot bukuri të butë që tejkalon aftësinë fizike të syrit për ta përpirë.   

E veshur në një fustan të dizajnuar nga Krenare Rugova, mbase e vetmja disenjatore shqiptare që kultivon frymë dhe shije parisiene, Marigona dukej si shoqja më e mirë e princeshës nuse. Me veshjen dhe dukjen e saj, ajo kishte ngjizur tre detaje të karakterit të vet që pakkush mund t’i injorojë: arkitekten artiste që edhe mendjen e fut në funksion të shpirtit; fashionisten që ndjek parimin e Versace që të mos bëhet rob i trendeve, por të kërkojë mënyra origjinale për ta shpërfaqur vërtetësinë personale; si dhe vajzën e re që e përjeton veten si një trëndafil të bukur, të mbrojtur nga gjembat e mprehta e të cilat nuk guxon t’i shohësh ndryshe pos si pjesë të vetë bukurisë. Pas kësaj mbrëmjeje, krejt çka mund të them për Ninën është se jam një fans i madh i të gjithës që ajo sot përfaqëson.

E veshur me një fund të punuar nga Rolanda Balla dhe me një bust sipër të punuar nga vetë Irena, për mua, Irena Kita ishte kampionia e klasit të vërtetë. Me kombinimin e veçantë, thjeshtësi e qëndisur me aroma dhe emocione të vetë natyrës diskrete të të qenit femër, Irena përmbysi disa skema shterpe të metropolit tonë (që shijes dhe stilit përpiqen t’i vënë një vlerë monetare) dhe dëshmoi se snobizmi nuk mund të shitet si elegancë.

Në fund, duhet thënë disa fjalë për modelet. Si një reflektim krejt personal, konsideroj se modelet nga shkolla “Grace Models”, sidomos Endi Cini dhe Frenki Ceko, reflektonin më shumë profesionalizëm sesa disa nga emrat e njohur që u paraqitën në këtë sfilatë.  Kjo sfilatë tregoi se “Grace Models”, si shkollë modelingu, krijon modele që sfilatës i japin pikërisht atë që duhet dhënë dhe nuk e përjetojnë pistën si një mundësi për të promovuar një glamour personal. Gjithsesi, ky reflektim është krejtësisht personal dhe mund të jetë i ndikuar nga prirja ime që të tërhiqem drejt asaj që është e re dhe e pashteruar nga publiku.

Në fund dua të bëj një reflektim tjetër, po ashtu krejtësisht personal. Nuk kam asnjë dyshim se Class AV do të vërshojë fuqishëm në tregun dhe botën shqiptare të modës, pasi që përbën një ndërthurje interesante të kapitalit financiar, potencialit  kreativ, energjisë organizative dhe të fuqisë mediale, por, në të njëjtën kohë, kam brengën (krejtësisht personale) se edhe Class AV, si shumë subjekte të tjera, mund të bëhet pjesë e nomenklaturës gjigante të snobizmit shterp që karakterizon metropolin tonë. Nëse kjo ndodh atëherë potenciali masiv i një ylli reduktohet në shkëlqimin e fuqishëm dhe tronditës të një meteori, një rrëfim kalimtar dhe jo një institucion klassi. Por, dhe këtë e them me plot gojë, duke e njohur Alketën, kam besim se ajo do të dijë të navigojë në ujërat e trazuara të fenomeneve shqiptare dhe vërtet të krijoj diçka origjinale, shqiptare, një brend unik tonin të denjë për të bërë xhiro në të gjithë botën.

(ky reflektim është krejtësisht personal)



Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
Vëzhgim në Tiranë/ Si po shiten me shpejtësi apartamentet me lek në dorë

Lejet e ndërtimit, gjykata dënon dy ish-zyrtarë në Vaun e Dejës

Të vegjëlit revoltohen me Ramën/ Gjinushi: Ai s’fiton pa mua. Milo: Të mos përdorë mercenarë

Të vegjëlit revoltohen me Ramën/ Gjinushi: Ai s'fiton pa mua. Milo: Të mos përdorë mercenarë

Dokument i vitit 1830/ Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Dokument i vitit 1830/ Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre
















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com